Nis sot viti i ri akademik – Rreth 20 mijë studentë në auditorë për herë të parë

Ka nisur sot viti i ri akademik 2023-2024 ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.
Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në e-Albania u regjistruan drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare iu drejtua me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.
“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës”, tha Manastirliu.
SCAN
Sondazh

Problemet e para për iPhone 15 Pro, mbinxehet - Kompania Apple premton zgjidhje nëpërmjet softuerit
Apple i është përgjigjur ankesave nga disa përdorues të cilët pas blerjes së iPhone 15 Pro të ri, raportuan nxehje të tepërt të aparatit celular gjatë......

Ekspertët shohin “fundin” e Gjermanisë! - Parashikojnë që këtë vit ekonomia të tkurret me 0,6%
Ekonomia gjermane do të shënojë një rënie prej 0.6 %, sipas parashikimit të fundit të përbashkët të instituteve ekonomike gjermane. Instituti për Kërkime......

Argjentina anulon tatimin mbi të ardhurat - Përjashtim bëjnë ata që fitojnë më shumë se 5 mijë dollarë në muaj
Eliminim i tatimit mbi të ardhurat për pothuajse të gjithë punonjësit argjentinas. Parlamenti në Buenos Aires ka miratuar projektligjin, një masë e propozuar......

ARAMCO, në tregun e gazit natyror të lëngshëm - Gjigandi saudit i naftës investon 500 milionë dollarë në sektor
Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në kompaninë MidOcean Energy duke hyrë në këtë mënyrë në tregun botëror të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101 lekë. Monedha europiane blihet sot me 105.9 lekë dhe shitet me 106.7 lekë. Franga zvicerane......

Kina debuton trenin e saj të parë me shpejtësi të lartë mbi ujë!
Shtesa më e fundit në portofolin e vendit është një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregut juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou,......

Lumi më i gjatë në botë mund të jetë gati të humbasë titullin e tij. Ja pse!
Në epokën moderne të sotme, mund të jetë e drejtë të supozohet se shkenca i është përgjigjur me vendosmëri disa prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me botën......

Aksionet europiane regjistrojnë tremujorin më të keq në një vit!
Aksionet europiane ishin më të larta të premten, por optimizmi në seancat e fundit rrumbullakosi një muaj të dobët dhe tremujorin më të keq të një......