AMF: Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025!

Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë Bota, si edhe përfaqësues, ekspertë e drejtues të shoqërive të sigurimit, pasi Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), që është institucioni më i lartë që grupon mbikëqyrësit dhe rregullatorët e këtij tregu nga e gjithë Bota, ia ka besuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizimin e eventeve vjetore.
Sipas njoftimit për media bëhet fjalë për Konferencën Vjetore, Mbledhjet e Përgjithshme Vjetore, si edhe Mbledhjet e Komiteteve të IAIS, të cilat siç është bërë traditë zhvillohen çdo vit përgjatë muajit nëntor ndaj edhe pse datat nuk janë përcaktuar ende dhe mbetet të saktësohen gjatë periudhës në vazhdim, Shqipëria dhe në këtë rast AMF, si rregullatori i vendit pritës, ka marrë “ok” e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për organizimin e këtyre evente të rëndësishme.
Konferenca Vjetore mbledh çdo vit rregullatorë, përfaqësues të institucioneve financiare, ekspertë dhe aktorë të tregut të sigurimeve për të diskutuar mbi trendet, risitë dhe sfidat e kësaj industrie. Ndërsa Mbledhjeve e Komiteteve të IAIS janë kryesisht takime teknike, ku miratohen plane veprime, dokumente, si edhe diskutohet mbi planet e ardhshme të organizatës.
Përmes një letre që i është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, Jonathan Dixon, Drejtoreshës Ekzekutive në Detyrë të AMF-së, Mimoza Kaçi, zyrtari i lartë e ka informuar për vendimin e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për të përzgjedhur Shqipërinë për organizimin e eventeve më të rëndësishme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime.
“Në emër të Organizatës, dua t’ju falënderoj për mbështetjen Tuaj dhe për lidershipin e treguar,” theksohet në letrën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Dixon.
Bazuar në informacioni për media organizimi i këtyre takimeve në Shqipëri përfaqëson jo thjesht një shenjë besimi ndaj mbikëqyrësit, në këtë rast AMF, por edhe sinjal tejet pozitiv për imazhin e vendit, i cili përgjatë këtij viti u kthye në një destinacion të preferuar botëror të turizmit, me një rritje rekord të numrit të vizitorëve të huaj.
E . S / SCAN
Sondazh

Çfarë është Sky Shield sistemi i ri i mbrojtjes ajrore për Europën?!
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse të NATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja,......

Nis sot viti i ri akademik – Rreth 20 mijë studentë në auditorë për herë të parë
Ka nisur sot viti i ri akademik 2023-2024 ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve. Regjistrimi i studentëve këtë......

Problemet e para për iPhone 15 Pro, mbinxehet - Kompania Apple premton zgjidhje nëpërmjet softuerit
Apple i është përgjigjur ankesave nga disa përdorues të cilët pas blerjes së iPhone 15 Pro të ri, raportuan nxehje të tepërt të aparatit celular gjatë......

Ekspertët shohin “fundin” e Gjermanisë! - Parashikojnë që këtë vit ekonomia të tkurret me 0,6%
Ekonomia gjermane do të shënojë një rënie prej 0.6 %, sipas parashikimit të fundit të përbashkët të instituteve ekonomike gjermane. Instituti për Kërkime......

Argjentina anulon tatimin mbi të ardhurat - Përjashtim bëjnë ata që fitojnë më shumë se 5 mijë dollarë në muaj
Eliminim i tatimit mbi të ardhurat për pothuajse të gjithë punonjësit argjentinas. Parlamenti në Buenos Aires ka miratuar projektligjin, një masë e propozuar......

ARAMCO, në tregun e gazit natyror të lëngshëm - Gjigandi saudit i naftës investon 500 milionë dollarë në sektor
Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në kompaninë MidOcean Energy duke hyrë në këtë mënyrë në tregun botëror të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101 lekë. Monedha europiane blihet sot me 105.9 lekë dhe shitet me 106.7 lekë. Franga zvicerane......

Kina debuton trenin e saj të parë me shpejtësi të lartë mbi ujë!
Shtesa më e fundit në portofolin e vendit është një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregut juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou,......