"Avullojnë" studentët nëpër auditorë - Regjistrimet, në rënie vit pas viti. Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës, në "rrezik"
Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar “Institutit të Statistikave” tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit. Në vitin akademik 2022-2023 u regjistruan gjithsej në arsimin e lartë 121,352 studentë në të gjitha programet e studimit. Krahasuar me vitin 2021 ky tregues ka shënuar një rënie me rreth 2%. Edhe pse akoma nuk ka shifra zyrtare mbi vitin e ri akademik 2023-2024, sipas njoftimit nga Ministria e Arsimi këtë vit janë ulur në auditore për herë të parë rreth 20 mijë studentë.

Megjithatë le të analizojmë tendencën e regjistrimeve ndër vite për të patur një panoramë sa më të qartë.Referuar të dhënave të INSTAT që nga viti 2016-të, viti i fundit për të cilin disponohen shifra, deri në vitin 2022, tendenca paraqitet rënëse dhe nisur nga ritmi mund të themi se rënia ka qenë progresive. Rreth 96 mijë studentë të programit bachelor regjistroheshin në vitin 2016-të, ndërkohë që në vitin 2022 ky tregues është rreth 71 mijë.

Por si paraqiten të dhënat për universitetet private? Sipas të dhënave vërehet një rritje e numrit të regjistrimeve në arsimin e lartë privat që nga viti akademik 2016-2017. Në arsimin e lartë privat janë regjistruar vitin e kaluar 15,793 studentë nga 15,388 studentë në vitin 2021. Ndërkohë, kjo shifër për vitin 2016 regjistrohej në rreth 14 mijë studentë.

Biznesi, administrimi dhe ligji vijojnë të jenë të preferuarat e studentëve pasi kanë patur edhe numrin më të lartë të regjistrimeve në vitin akademik që lamë pas me 30,713 studentë. Inxhinieria dhe shëndetësia po ashtu duket se vazhdojnë të tërheqin studentë, pasuar nga degët të cilat lidhen me teknologjinë e informacionit. Nga ana tjetër, degët më pak të prefruara dhe që kanë numrin më të ulët të regjistrimeve janë bujqësia dhe shkencat ekzakte, ku këto të fundit kanë prekur minimumin e regjistrimeve për vitin e ri akademik 2023-2024.

‘Scan Intel’ ka analizuar gjithshtu të dhënat sa i përket studentëve të regjistruar për çdo fakultet në arsimin publik. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës kanë shënuar numrin më të lartë të regjistrimeve për vitin që lamë pas, pasuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Alarmante paraqiten shifrat sa i përket Universitetit "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, i cili vitin e kaluar ka regjistruar gjithsej vetëm 609-të regjistrime.

Kjo mund të jetë e ndikuar edhe nga faktorët demografikë. Le të rikujtojmë shifrat e INSTAT të cilat flasin për një plakje të popullsisë në këtë qark dhe gjithashtu për një rënie drastike të numrit të lindjeve. Por jo vetëm në këtë qark ka ndikuar ky faktor. Emigrimi dhe faktorët demografikë padyshim kanë ndikuar ndikuar në rënien e numrit të regjistrimeve. Le të përmendim se kjo rënie e numrit të regjistrimeve do të shoqërohet me rënie të pagesave të tarifave, gjë që patjetër do të reflektohet edhe në rënien e të ardhurave të universiteteve të cilat mbulojnë pagesat e stafit.

Sondazh

Tetori nis me pesimizëm për ekonominë - Vrojtimi i BSH/ Bizneset raportojnë situatë të mirë financiare. Presin rënie të kërkesës e punësimit
Muaji tetor i ka gjetur bizneset e konsumatorët pesimistë lidhur me pritshmëritë ekonomike. Sondazhi periodik i Bankës së Shqipërisë konkludon që treguesi i......

Internet i shpejtë në celular, 300 mijë përdorues më pak - AKEP: Numri i abonentëve me akses broadband ra në rreth 2 milionë në mes të vitit
Numri i përdoruesve të internetit të shpejtë nëpër celularë ka shënuar një rënie drastike këtë vit. AKEP raporton se aktualisht numri i pajtimtarëve me akses......

1 në 4 të rritur në Shqipëri “zhvatet” nga duhani - “Rritja e akcizës në 90 euro për 1 mijë cigare, do reduktonte duhanpirjen”
Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe......

50 mln euro kredi franceze për energjinë - Do të përdoret për funksionimin e bursës dhe statusin e klientit në nevojë
Përmbushja e reformës në sektorin elektroenergjetik e nisur në vitin 2015, duket se kërkon financime shtesë, teksa një marrëveshje kredie prej 50 mln euro, ka......

Ndërhyrje në urat që rrezikohen - Berberi: Tre veprat e para që do të financohen nga kredia 51.6 mln euro
Ura e Viroit, ajo e Beshirit në Ndroq dhe një urë e re mbi lumin Vjosë do të jenë 3 projektet e para që do të zbatohen nga një kredi prej 51.6 mln euro, që po......

SCAN nis sezonin e ri televiziv - Cilat do të jenë emisionet dhe moderatorët e rinj
SCAN ka nisur sezonin e ri televiziv duke ofruar për shikuesit një programacion të larmishëm, me fokus ekonominë. Mëngjesi në SCAN ka nisur me emisionit......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kroacinë – Rreth 3 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë njohjen e kontributeve
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić kanë......

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor - Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë
Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga......