1 në 4 të rritur në Shqipëri “zhvatet” nga duhani - “Rritja e akcizës në 90 euro për 1 mijë cigare, do reduktonte duhanpirjen”

Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike. Referuar studimit më të fundit të bërë nga organizata e shoqërisë civile DSA (Development Solutions Associates), vendi ynë ka nivel të lartë duhanpirjeje me pothuajse gjysmën e meshkujve apo 42 për qind dhe 7 % në radhët e femrave.
Kostot lidhen me çmimin e paketave por edhe me shpenzimet shëndetësore, që vijnë si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ky produkt. Për këtë arsye propozohet rritje e nivelit të akcizës në kufirin e vendeve të Bashkimit Evropian si një mekanizëm për të ulur konsumin.
Nga ana tjetër duhanpirja është një problematikë që po rritet me shpejtësi në radhët e të miturve dhe shkak kryesor vlerësohet çmimi i ulet i paketave si dhe ambienti nga i cili ndikohen. Sipas studimit, rritja e çmimit të cigareve, do dekurajonte ndjeshëm këtë kategori.
Sa i takon konsumit të duhanit tek varfëria, studimet tregojnë se në Shqipëri janë rreth 13 mijë familje me 60 mijë anëtarë që kanë kaluar nën kufirin e varfërisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

50 mln euro kredi franceze për energjinë - Do të përdoret për funksionimin e bursës dhe statusin e klientit në nevojë
Përmbushja e reformës në sektorin elektroenergjetik e nisur në vitin 2015, duket se kërkon financime shtesë, teksa një marrëveshje kredie prej 50 mln euro, ka......

Ndërhyrje në urat që rrezikohen - Berberi: Tre veprat e para që do të financohen nga kredia 51.6 mln euro
Ura e Viroit, ajo e Beshirit në Ndroq dhe një urë e re mbi lumin Vjosë do të jenë 3 projektet e para që do të zbatohen nga një kredi prej 51.6 mln euro, që po......

SCAN nis sezonin e ri televiziv - Cilat do të jenë emisionet dhe moderatorët e rinj
SCAN ka nisur sezonin e ri televiziv duke ofruar për shikuesit një programacion të larmishëm, me fokus ekonominë. Mëngjesi në SCAN ka nisur me emisionit......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kroacinë – Rreth 3 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë njohjen e kontributeve
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić kanë......

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor - Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë
Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga......

Fituesi i sondazhit në Sllovaki kundërshton konsensusin europian për Ukrainën!
Fituesi i zgjedhjeve pro-ruse dhe anti-liberale të Sllovakisë, Robert Fico, ishte gati të fillonte bisedimet e koalicionit për të formuar një qeveri që mund......

Papunësia në Eurozonë arrin në një nivel të ri rekord të ulët!
Për Bashkimin Europian në tërësi, shkalla e papunësisë qëndroi në 5.9% në gusht, e njëjtë me majin dhe qershorin, dhe 0.1 pikë më e ulët se në korrik. Shkalla......

Pse kërkesa e Kinës për naftë dhe bakër është rritur me "ritme të forta"?
Kërkesa e Kinës për shumë mallra kryesore është rritur me "ritme të forta", tha Goldman Sachs në një shënim të fundit. Banka e investimeve vuri në dukje se......