Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2023, 14:44

Ndërhyrje në urat që rrezikohen - Berberi: Tre veprat e para që do të financohen nga kredia 51.6 mln euro

Nga SCAN TV
Ndërhyrje në urat që rrezikohen - Berberi: Tre veprat e para

Ura e Viroit, ajo e Beshirit në Ndroq dhe një urë e re mbi lumin Vjosë do të jenë 3 projektet e para që do të zbatohen nga një kredi prej 51.6 mln euro, që po diskutohet aktualisht në komisionet parlamentare. Detajet u bënë me dije nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, pas një vlerësimi të qëndrueshmërisë së 100 urave ekzistuese në vend, pas tërmetit të vitit 2019.

Kreu i ARRSH foli edhe për parashikimet e reja ligjore në drejtim të rritjess së shpejtësisë së lejuar në rrugë, duke theksuar se kryesisht ato vlejnë për rrugët që do të projektohen për t’u ndërtuar.

Kredia për ndërtimin e urave do të merret nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkohë që, gjatë diskutimeve në komision theksi u vu edhe te urat e përkohshme që vendosen nga Forcat e Armatosura e që kanë nevojë të zëvendësohen, ndonëse nuk përfshihen në këtë hua.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat