50 mln euro kredi franceze për energjinë - Do të përdoret për funksionimin e bursës dhe statusin e klientit në nevojë
Përmbushja e reformës në sektorin elektroenergjetik e nisur në vitin 2015, duket se kërkon financime shtesë, teksa një marrëveshje kredie prej 50 mln euro, ka mbërritur në Kuvend për diskutim.
Huaja do të merret nga Agjencia Franceze për Zhvillim, ndërkohë që sipas realcionit shoqërues do të përdoret për krijimin e një tregu të organizuar sipas modelit Bashkimit Europian, që udhëhiqet nga parimet e të qenit transparent, jodiskriminues dhe i qëndrueshëm, bazuar në formimin e çmimit të lirë përmes konkurrencës. Kjo nënkupton funksionim e bursës së energjisë, që aktualisht ndonëse ka nisur operimet nuk përfshin transaksionet kryesore të shit –blerjes së energjisë elektrike.
Paralelisht, teksa i referohet planit strategjik për reformimin e sektorit të energjisë, theksohet se reforma përmban edhe skema të mbështetjes të drejta, transparente, jodiskriminuese dhe minimale për klientët në nevojë, duke sugjeruar se huaja do të përdoret edhe për ndërmarrjn e politikave në këtë drejtim.
Në fakt, ndonëse ka mbi 8 vjet që ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” ka hyrë në fuqi, ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për statusin e klientit në nevojë, që do i hapnin rrugë kompensimit të shpenzimeve për energji elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike.
Kredia prej 50 milionë euro është pjesë e mbështetjes të buxhetit të shtetit me një total prej 250 milionë euro, e ndarë midis dy institucioneve financiare, ADF 100 milionë euro dhe KfW 150 milionë euro sipas një memorandumi mirëkuptimi të vitit 2018, për huatë për politikat e reformës.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Ndërhyrje në urat që rrezikohen - Berberi: Tre veprat e para që do të financohen nga kredia 51.6 mln euro
Ura e Viroit, ajo e Beshirit në Ndroq dhe një urë e re mbi lumin Vjosë do të jenë 3 projektet e para që do të zbatohen nga një kredi prej 51.6 mln euro, që po......

SCAN nis sezonin e ri televiziv - Cilat do të jenë emisionet dhe moderatorët e rinj
SCAN ka nisur sezonin e ri televiziv duke ofruar për shikuesit një programacion të larmishëm, me fokus ekonominë. Mëngjesi në SCAN ka nisur me emisionit......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kroacinë – Rreth 3 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë njohjen e kontributeve
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić kanë......

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor - Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë
Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga......

Fituesi i sondazhit në Sllovaki kundërshton konsensusin europian për Ukrainën!
Fituesi i zgjedhjeve pro-ruse dhe anti-liberale të Sllovakisë, Robert Fico, ishte gati të fillonte bisedimet e koalicionit për të formuar një qeveri që mund......

Papunësia në Eurozonë arrin në një nivel të ri rekord të ulët!
Për Bashkimin Europian në tërësi, shkalla e papunësisë qëndroi në 5.9% në gusht, e njëjtë me majin dhe qershorin, dhe 0.1 pikë më e ulët se në korrik. Shkalla......

Pse kërkesa e Kinës për naftë dhe bakër është rritur me "ritme të forta"?
Kërkesa e Kinës për shumë mallra kryesore është rritur me "ritme të forta", tha Goldman Sachs në një shënim të fundit. Banka e investimeve vuri në dukje se......

Zona Shengen: A do të rikthehen kontrollet kufitare?
Disa vende të Shengenit kanë rifilluar kontrollet në kufijtë e brendshëm europianë. Ata thonë se është e nevojshme, duke pasur parasysh krizën e vazhdueshme të......