Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2023, 14:46

Internet i shpejtë në celular, 300 mijë përdorues më pak - AKEP: Numri i abonentëve me akses broadband ra në rreth 2 milionë në mes të vitit

Nga SCAN TV
Internet i shpejtë në celular, 300 mijë përdorues më

Numri i përdoruesve të internetit të shpejtë nëpër celularë ka shënuar një rënie drastike këtë vit. AKEP raporton se aktualisht numri i pajtimtarëve me akses broadband permes smartfonëve rezulton në afërisht 2.1 milionë në mesin e vitit 2023, me renie prej prej 0.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por shumë larg nga shifra 2,347,871 e regjistruar në fund të tremujorit të tretë të vitit të shkuar.

Nga ajo periudhë, numri i abonentëve me akses broadband të telefonisë celulare shënoi rënie të vazhdueshme deri në thuajse 2 milionë në fund të vitit të shkuar. Luhatje kaq të forta të numrit të përdoruesve të internetit të shpejtë përkon me ndryshimet strukturore që pësoi tregu i telefonisë celulare gjatë vitit të shkuar që solli blerjen e një prej operatorëve dhe shkrirjen në një të dy prej ofruesve të këtij shërbimi.

Ndërkaq, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T2 2023 ishte rreth 3,8 milionë që përbën një rritje me 0.3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 10.6% në krahasim me T2 2022; Po ashtu, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T2 2023 arriti në rreth 2.7 milionë që përbën një rritje me rreth 0.5% me T1 2023 dhe rritje me rreth 5.4% me T2 2022.

Në rritje janë edhe treguesit e konsumit nga ana e pajtimtarëve të telefonisë celulare. AKEP raporton se konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T2 2023 ishte: 135 minuta dalëse, 13 SMS dhe 7.63 GB Internet. Krahasuar me T1 2023, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 8%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rritje me 7.6% dhe konsumi mesatar i internetit pësoi rritje me 12.7%.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat