Tetori nis me pesimizëm për ekonominë - Vrojtimi i BSH/ Bizneset raportojnë situatë të mirë financiare. Presin rënie të kërkesës e punësimit
Muaji tetor i ka gjetur bizneset e konsumatorët pesimistë lidhur me pritshmëritë ekonomike. Sondazhi periodik i Bankës së Shqipërisë konkludon që treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi rënie të theksuar me 2.4 pikë në muajin shtator, por gjithësesi, duke mbetur përsëri mbi mesataren historike. Ndërkaq, treguesi i besimit konsumator mbeti i pandryshuar në shtator në krahasim me një muaj më parë dhe shumë pranë nivelit të mesatares së tij historike. Komponentët përbërës të besimit konsumator këtë muaj dhanë kontribute me kahe të ndryshme: pritjet për blerjet në shuma të mëdha dhe për situatën financiare në të ardhmen u rritën, ndërsa vlerësimi për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen u ulën.
Treguesi i besimit në shërbime ka qenë ndër kontribuesit më me peshën në rënien e pritshmërive ekonomike. Ai ra me 4.6 pikë përqindje në shtator, por duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren historike, me 19 pikë përqindje. Në rënie kontribuuan njësoj vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin e kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rënie nga bizneset e shërbimeve. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë ulur.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie më të lehtë me 0.2 pikë përqindje në muajin shtator. Aktualisht, niveli qëndron 12 pikë mbi mesataren historike. Në rënien mujore ndikuan prirjet më pesimiste për punësimin në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit të tyre shënuan rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.
Të dhënat me frekuencë tremujore, sipas Bankës së Shqipërisë, tregojnë për nivele të larta të gjendjes financiare të bizneseve sipas sektorëve, afër vlerave maksimale përkatëse, megjithëse me rënie në krahasim me tremujorin e dytë.
Lorenc Rabeta/SCAN

Internet i shpejtë në celular, 300 mijë përdorues më pak - AKEP: Numri i abonentëve me akses broadband ra në rreth 2 milionë në mes të vitit
Numri i përdoruesve të internetit të shpejtë nëpër celularë ka shënuar një rënie drastike këtë vit. AKEP raporton se aktualisht numri i pajtimtarëve me akses......

1 në 4 të rritur në Shqipëri “zhvatet” nga duhani - “Rritja e akcizës në 90 euro për 1 mijë cigare, do reduktonte duhanpirjen”
Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe......

50 mln euro kredi franceze për energjinë - Do të përdoret për funksionimin e bursës dhe statusin e klientit në nevojë
Përmbushja e reformës në sektorin elektroenergjetik e nisur në vitin 2015, duket se kërkon financime shtesë, teksa një marrëveshje kredie prej 50 mln euro, ka......

Ndërhyrje në urat që rrezikohen - Berberi: Tre veprat e para që do të financohen nga kredia 51.6 mln euro
Ura e Viroit, ajo e Beshirit në Ndroq dhe një urë e re mbi lumin Vjosë do të jenë 3 projektet e para që do të zbatohen nga një kredi prej 51.6 mln euro, që po......

SCAN nis sezonin e ri televiziv - Cilat do të jenë emisionet dhe moderatorët e rinj
SCAN ka nisur sezonin e ri televiziv duke ofruar për shikuesit një programacion të larmishëm, me fokus ekonominë. Mëngjesi në SCAN ka nisur me emisionit......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kroacinë – Rreth 3 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë njohjen e kontributeve
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić kanë......

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor - Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë
Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga......

Fituesi i sondazhit në Sllovaki kundërshton konsensusin europian për Ukrainën!
Fituesi i zgjedhjeve pro-ruse dhe anti-liberale të Sllovakisë, Robert Fico, ishte gati të fillonte bisedimet e koalicionit për të formuar një qeveri që mund......