Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2023, 11:42

Reshje bore në veri - ARRSH: Grupet e punës në terren për pastrimin e rrugëve

Nga SCAN TV
Reshje bore në veri - ARRSH: Grupet e punës në terren për

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në rajonin verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, ndërsa grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas ARRSH-së, po pastrohen rrugët: Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

ARRSH bën të ditur gjithashtu se në rajonin jugor dhe qendror të vendit moti ka qenë i vranët me reshje shiu, pa sjellë probleme në akset rrugore, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat