Ku i dërgojmë objektet kulturore? - Destinacionet kryesore, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova

Shqipëria është një vend i pasur sa i përket trashëgimisë dhe objekteve të kultit, megjithatë ndër vite nuk i ka shpëtuar dot incidenteve të natyrës ekonomike, pra kryesisht vjedhjeve. Por a lejohet tregtimi i këtyre objekteve? Sipas ligjit nr.27/2018 për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, në nenin 116 flitet për tregtinë e pasurive kulturore. Në ligj thuhet se veprimtaria tregtare e pasurive kulturore ushtrohet vetëm nga subjektet tregtare të licencuara
Nisur nga kjo ‘Scan Intel’ ka analizuar historikun e të dhënave që nga viti 2004 deri në vitin 2022 për objektet kulturore të hyra apo dala nga territori shqiptar. Sa i përket vitit që lamë pas, pra vitit 2022, importet për veprat e artit dhe antikat u fiksuan në 33.9 milion lekë ose 329 mijë euro, pra 30% më shumë krahasimisht me vitin 2021. Vlera më e lartë e importit u arrit në vitin 2016-të, përkatësisht 69.6 milion lekë, ndërsa ajo më e ulët në vitin 2011-të.
Në një analizë paralele, në terma absolutë, eksportet për kategorinë ‘‘Vepra arti, copat e mbledhura dhe antikat’ në vitin 2022 ishin 3.7 milion lekë, ndërkohë që vlera më e lartë e tyre është arritur në vitin 2013-të, ku Shqipëria eksportoi 321 milion lekë. Por cilët janë partnerët kryesorë që kanë bashkëpunuar me Shqipërinë për të dhënë apo marrë vepra arti apo objekte kulturore të ndryshme?
Shqipëria ka importuar vepra arti dhe antika kryesisht nga Turqia, Greqia, dhe Franca, shtete këto që zënë dhe pjesën më të madhe të importit. Në vlerë nominale, 35% e importeve të veprave të artit dhe antikave janë nga Turqia, 18% e tyre me origjinë franceze dhe 10% me origjinë nga Greqia. Ndërkohë, 2%-3% të peshës totale të importeve për këtë kategori e zënë shtetet si Rusia, SHBA, dhe Gjermani.
Krahas importeve, analiza ka marrë në konsideratë edhe partnerët kryesorë me të cilët Shqipëria ka eksportuar ‘Vepra arti, copat e mbledhura dhe antikat’. Në krye të listës renditen Emiratet e Bashkuara Arabe me 54% të peshës, më pas ndjek Kosova me 31% dhe SHBA me 6%.
Së fundmi qeveria ka vendosur që objektet kulturore të vjedhura t’i pasqyrojë në një data base digjitale të përditësuar rregullisht. Në vendim përcaktohet mënyra se si do krijohet dhe përditësohet baza e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura, të hyra ose nxjerra në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Xhorxhona Deda / SCAN
Sondazh

Telefonatë video me lazer nga hapësira - NASA thyen rekordin e distancës dhe shpejtësisë
Një lidhje e gjeneratës së ardhshme midis Tokës dhe hapësirës së thellë sapo ka formësuar të ardhmen e komunikimeve për misionet e ardhshme në Hënë dhe......

Një parajsë turistike për skiatorët - Mikpritja e japonezëve e bën atë unike në botë
Fshati Hakuba në Alpet japoneze lë pak njerëz indiferentë. Ndër të tjera ai renditej edhe në listën e fshatrave më të bukur turistikë në botë për vitin 2023......

Rënia e çmimeve shoqërohet me uljen e pagave - JP Morgan, një udhërrëfyes për luhatjen e çmimeve të konsumit
JP Morgan ka përgatitur një udhërrëfyes për atë se si do të luhaten çmimet e konsumit në Eurozonë, në përpjekje për të vlerësuar se kur inflacioni në rajon do......

Greqi, “lulëzojnë” firmat ndërkombëtare të luksit - Vendasit sfidojnë inflacionin dhe pasojat e luftërave
Nga njëra anë rritja e ekonomisë, nga ana tjetër fluksi veçanërisht i lartë turistik që ruajti një ritëm të konsiderueshëm, aktualisht tregu i mallrave të......

Dollari nuk ndal rënien - Pritet të realizojë muajin më të dobët në 1 vit
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët vijojnë të vendosin baste se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Në......

Bitcoin i afrohet sërish 38,000 dollarëve - Lagarde e pranon publikisht se djali i saj humbi investimet në kripto
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë nivelit të 38,000 dollarëve. Në këto nivele,......

Tregu i naftës, në pritje të OPEC+ / Pritet të realizojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të OPEC+, që zhvillohet të......

Mbështetja e investimeve strategjike në turizëm, Rama: Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e Mesdheut
Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e tjera të Mesdheut për të zhvilluar industrinë turtistike, përmes investimeve madhore në projekte......