Tregu i naftës, në pritje të OPEC+ / Pritet të realizojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit

Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të OPEC+, që zhvillohet të enjten e ardhshme. Brenti i Londrës po tregtohet në mbi 81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po qëndron në rënie dhe po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat pritet të realizojnë fitimet e para javore në 5 javët e fundit, të mbështetura nga shpresat se grupi i prodhuesve OPEC+, i udhëhequr nga Arabia Saudite, mund të zvogëlojë ofertën për të balancuar tregun në vitin 2024.
Por, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+, befasuan tregun me një njoftim të mërkurën se do të shtynin takim ministror me katër ditë, deri në 30 nëntor, pasi prodhuesit po përpiqen të arrijnë një konsensus mbi nivelet e prodhimit gjatë vitit të ardhshëm. Kjo shtyrje e mbledhjes bëri që çmimet e naftës të binin me rreth 4% të mërkurën. Ndërkohë, volumet tregtare mbeten të ulëta për shkak të festës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër, tregu ka gjetur një mbështetje nga perspektiva afatshkurtër ekonomike në Kinë, pasi disa të dhëna dhe ndihma e re për sektorin e pronave me borxhe kanë përmirësuar humorin e intestitorëve. Megjithatë, këto fitime mund të kufizohen nga rritja e rezervave të naftës në SHBA dhe nga marzhet e dobëta të rafinimit. Ndërkohë, rritja e prodhimit nga vendet që nuk janë pjesë e OPEC do të mbetet e fortë, me kompaninë shtetërore braziliane të energjisë Petrobras që planifikon të investojë 102 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, për të rritur prodhimin në 3.2 milion fuçi nafte në ditë deri në vitin 2028.
SCAN
Sondazh

Mbështetja e investimeve strategjike në turizëm, Rama: Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e Mesdheut
Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e tjera të Mesdheut për të zhvilluar industrinë turtistike, përmes investimeve madhore në projekte......

Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb
DigitAlb përmbush ditët KUQeZI me një ofertë speciale për të gjithë shqiptarët, dedikuar festave kombëtare të Nëntorit. Me “Red & Black week”, deri në ditën e......

Tarifa e hyrjes në Venecia: Këtu janë të gjitha datat kur do t'ju duhet të paguani për të vizituar në 2024
Venecia po vendos një taksë turistike në përpjekje për të ndaluar mbipopullimin gjatë fundjavave të pikut. Autoritetet e Venecias kanë zbuluar një program......

Lejet e ndërtimit “ankorohen” në Durrës - Më shumë në tremujorin e tretë. Tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit
Së fundmi “Instituti i Statistikave” ka publikuar të dhënat për numrin e lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023, të cilat tregojnë se numri i......

Udhëtimet për pushime rriten me 93% - Në Tetor të këtij viti Shqipërinë e vizituan rreth 700 mijë të huaj
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për muajin Tetor të këtij viti reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën......

“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset dhe konsumatorët - Trend, edhe në Shqipëri. Uljet në dyqane dhe ato online “bombardojnë” blerësit
Shumë biznese në kryeqytet reklamojnë në vitrinat e tyre uljet që ofrojnë për konsumatorët nën logon e “Black Friday” për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe......

Flotë e re automjetesh për sistemin penitenciar - Balluku: Investimi kryesor, te burimet njerëzore. Manja: Rrisim pagat për 4,524 punonjës
Sistemi penitenciar në vend është pajisur me një flotë të re automjetesh. Ajo është prezantuar këtë të premte nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku,......

Eksportuesit mbyllin 50 vende pune në ditë - “Po humbasim 9 milionë euro në muaj nga kursi i këmbimit”
Eksportuesit po humbasin afro 9 milionë euro në muaj nga zhvlerësimi i euros, një situatë e cila vijon që nga muaji Mars dhe nuk po stabilizohet. Për këtë......