Shqipëria Postuar më 24 Nëntor 2023, 16:08

Mbështetja e investimeve strategjike në turizëm, Rama: Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e Mesdheut   

Nga SCAN TV
Mbështetja e investimeve strategjike në turizëm, Rama:

Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e tjera të Mesdheut për të zhvilluar industrinë turtistike, përmes investimeve madhore në projekte strategjike në sektor. Në konferencën për mediat, kryeministri evidentoi se qeveria shqiptare nuk jep mbështetje financiare direkte për të tërhequr investitorët e mëdhenj që të investojnë në sektor por praktika stimuluese dhe garanci.

Kur vendosen pikëpyetje se si stimulohen investimet strategjike në turizëm, është mirë të kihet parasysh se çfarë bëjnë vendet e tjera. Për shembull, investitorë shumë të rëndësishëm që na afrohen kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria për të investuar në turizëm. Ne nuk japim mbështetje financiare direkte por fakti që e kërkojnë, duhet t’u bëjë të kuptoni që kjo ndodh në shumë vende të tjera.

Nuk është një sakrilegj sepse llogaria është shumë e thjeshtë. Çfarë jep dhe çfarë merr mbrapsht dhe ajo që merr mbrapsht në turizëm nuk është thjesht e drejtëpërdrejtë një investim aty si para direkte në buxhet por ajo që merr mbrapsht. Nëse do të shikoni se si është ngritur industria turistike në Turqi do të habiteni se çfarë incentivash dhe mbështetje direkte financiare, para nga buxheti, ka dhënë shteti për ata që ndërtonin hotele në fazën e parë. Tani nuk e bëjnë më se nuk ka nevojë më” tha kryeministri.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri shpjegoi se industria turistike është një nga industritë më të rëndëisshme të vendit dhe për të arritur në të njëjtin stad me vendet e tjera dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së lartë, duhen investime strategjike, të cilat mund të realizohen përmes tërheqjes së investitorëve, duke zgjedhur një prej rrugëve të mbështetjes, siç ëhstë garanci shtetërore, terreni apo taksat.

Nuk ka asgjë për t’u habitur dhe as për të ngritur shqetësimin nëse bëhet llogaria se çfarë i sjellin ekonomisë së një vendi turistik, p,sh jahtet.  Mos harroni që portet turistike në vetvete janë investime të mëdha dhe nuk janë investime që sjellin një fitim të arsyeshëm nëse nuk kanë kompleksin e mikpritjes aty ose rezidencial.

Dhe ka dy, ose duhet t’i ndërtojë shteti ose do ja kërkosh kompanive, sipërmarrjes private.  Në dijeninë tone, këtë i tërë Mesdheu e bën kështu siç e bëjmë ne. Nuk është se e kemi shpikur, por po ju them që për shumë investime të mëdha në turizëm, shteti jep financim jo vetëm që nuk kërkon gjë tjetër, jo vetëm që jep terrenin, u heq taksat por jep edhe financim direkt. Siç ndodh me aeroportet e reja ku shteti futet me garanci, siç ndodh me rrugët me pagesë ku shteti futet me garancinë e trafikut, që nëse nuk garantohet shteti paguan nga buxheti për investitoret, ashtu edhe në industrinë turistike, me ndërtimin e resorteve. Në vendet e tjera përdoret mbështetja direkte me para nga buxheti, që të kuptojmë që instrumentet stimuluese nuk janë një” tha më tej Rama.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat