Lejet e ndërtimit “ankorohen” në Durrës - Më shumë në tremujorin e tretë. Tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit

Së fundmi “Instituti i Statistikave” ka publikuar të dhënat për numrin e lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023, të cilat tregojnë se numri i lejeve të miratuara është rritur me 34.2%, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe në numër janë 361.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e këtij viti, është 455.181 m2, nga 418.685 m2 miratuar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 8.7%.
Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat, shohim se nga 361 leje gjithsej në tremujorin e tretë të vitit aktual, 289 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 72 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë kategoria “ndërtesa industriale” me 24 të tilla.
INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e tretë të vitit 2023 është Durrësi me 125 leje, ndjekur nga qarku i Tiranës ku janë lëshuar 100 leje ndërtimi.
Ndërkohë, në Korçë janë lëshuar 43 leje nga 42 të lëshuara përgjatë 3-mujorit paraardhës. Këto tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit të lejeve të ndërtimit të dhëna në tremujorin e tretë të këtij viti.
“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar ecurinë e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e dytë. Shifrat tregojnë se vetëm tre qarqe rezultojnë me rritje të lejeve të lëshuara.
Rritja më e lartë është shënuar në qarkun e Beratit me 180%, qarku i Kukësit ka patur rritje me 33% dhe ai i Korçës me vetëm 2%. Ndërkohë. rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar të gjitha qarqet e tjera ku dallojmë Vlorën me 78 rënie, Gjirokastrën me 50% rënie dhe pjesa tjetër e qarqeve me një rënie nën 50%.
Armela Duka / SCAN

Udhëtimet për pushime rriten me 93% - Në Tetor të këtij viti Shqipërinë e vizituan rreth 700 mijë të huaj
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për muajin Tetor të këtij viti reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën......

“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset dhe konsumatorët - Trend, edhe në Shqipëri. Uljet në dyqane dhe ato online “bombardojnë” blerësit
Shumë biznese në kryeqytet reklamojnë në vitrinat e tyre uljet që ofrojnë për konsumatorët nën logon e “Black Friday” për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe......

Flotë e re automjetesh për sistemin penitenciar - Balluku: Investimi kryesor, te burimet njerëzore. Manja: Rrisim pagat për 4,524 punonjës
Sistemi penitenciar në vend është pajisur me një flotë të re automjetesh. Ajo është prezantuar këtë të premte nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku,......

Eksportuesit mbyllin 50 vende pune në ditë - “Po humbasim 9 milionë euro në muaj nga kursi i këmbimit”
Eksportuesit po humbasin afro 9 milionë euro në muaj nga zhvlerësimi i euros, një situatë e cila vijon që nga muaji Mars dhe nuk po stabilizohet. Për këtë......

Rënia e euros ndryshon kërkesat për produktet e importit - Shqiptarët shtojnë blerjet e ushqimeve e pijeve nga jashtë, bum i makinerive e paisjeve
Ndërsa euro i është drejtuar përsëri niveleve rekord të zhvlerësimit në raport me lekun, nënçmimi i saj përgjatë vitit të fundit ka ndikuar edhe në përqasjen e......

Zhvlerësimi i euros po transformon edhe kreditë e bankave - Individët dhe bizneset në 2023 po mbyllin huatë në valutë e po i konvertojne në lekë
Një prej tendencave të vërejtuara gjatë gjithë vitit 2023 është zhvendosja e portofolit të kredisë për biznese nga kredia në euro – në kredi në lekë. Fenomeni......

Nga gjimnazi, në shkollë profesionale - Rama: Nga dhjetori do të jetë e mundur nëpërmjet e-Albania
Shumë sektorë të ekonomisë nga viti në vit po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore e kualifikuar, ose siç njihen ndryshe zanatçinj. Ndonëse janë krijuar disa......

Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare te produkteve bujqësore dhe blektorale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci. Gjatë......