Shqipëria Postuar më 24 Nëntor 2023, 13:55

Zhvlerësimi i euros po transformon edhe kreditë e bankave - Individët dhe bizneset në 2023 po mbyllin huatë në valutë e po i konvertojne në lekë

Nga SCAN TV
Zhvlerësimi i euros po transformon edhe kreditë e bankave -

Një prej tendencave të vërejtuara gjatë gjithë vitit 2023 është  zhvendosja e portofolit të kredisë për biznese nga kredia në euro – në kredi në lekë. Fenomeni i dedikohet në mas të madhe rritjes rekord të normës bazë të interesit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, por edhe zhvleftësimit të fortë të euros në raport me lekun, faktorë që kanë sjelle edhe mbylljen para kohe të një volumi të konsiderueshëm kredish në monedhën e përbashkët evropiane, si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, pikërisht për shkak të këtyre dy faktorëve, në fund të muajit shtator, kredia në valutë ishte 1.3% më pak se një vit më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kredia në monedhën tonë kombëtare u rrit me 16 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit të parë të vitit, ku efekti i konvertimit të kredive nga euro në lekë ka ardhur duke u theksuar nga muaji maj dhe në vazhdim. Në fund të muajit shtator, kredia në lekë për biznese shënonte një zgjerim vjetor prej 7.6%, ndjeshëm më e lartë se rritja mesatare prej 1% e gjashtëmujorit të parë të vitit. Zhvillimet e mësipërme kanë rezultuar në rritjen e peshës së kredisë në lekë ndaj totalit në 46%, në nivele të larta historike.

Fenomeni është i ngjashëm edhe për segmentin e individëve edhe ata kanë parapëlqyer të mbyllin para kohe një pjesë të kredisë në valutë – kryesisht në euro – dhe i kanë zëvendësuar ato me kredi në lekë. Faktorët kryesorë që kanë mbështetur këtë zhvendosje kanë qenë mbiçmimi i monedhës vendase, normat më të ulëta të interesit të kredisë hipotekare në lekë krahasuar me atë në euro, si dhe lehtësirat rregullative për ndryshimin e monedhës pa penalitet. Paralelisht, kredia në lekë për individë ka shfaqur përmirësim të normave të rritjes, të cilat arritën në 12.6% në tremujorin e tretë nga 8% një tremujor më parë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat