Beteja e vështirë kundër evazionit fiskal - 25% e pasurisë financiare “offshore” në botë mbetet e pataksuar

Mënyrat e shumta në të cilat të pasurit dhe kompanitë shumëkombëshe mund të shmangin taksat kanë qenë prej kohësh të njohura. Megjithatë, së fundmi situata është duke u përmirësuar. Një raport i ri mbi evazionin fiskal global nga ‘Observatori Tatimor i Bashkimit Europian, i bazuar në punën e më shumë se 100 studiuesve, përfshin disa praktika qartësisht të paligjshme, të tilla si fshehja e të ardhurave nga llogaritë bankare ‘offshore’, si dhe praktikat e kursimit të taksave në zona gri, të tilla si zhvendosja e fitimeve në kompani të huaja guackë dhe konsolidimi i kompanive mbajtëse ose trusteve për të menaxhuar pasurinë personale.
Por në këtë aspekt më në fund vijnë lajme të mira. Shkëmbimi i informacionit midis vendeve ishte një zhvillim i madh, i cili erdhi nga dy burime: së pari, Akti i Përputhshmërisë së Taksave me Llogarinë e Jashtme të SHBA-së i vitit 2014 kërkon që të gjitha bankat, kudo që janë, të raportojnë lëvizjet e llogarive të taksapaguesve amerikanë dhe së dyti, OECD, i lançuar në vitet 2017-2018, parashikon shkëmbimin automatik të informacionit bankar.
Si rezultat, tani është më e vështirë për të pasurit të nëndeklarojnë pasurinë financiare dhe kjo formë e evazionit fiskal është reduktuar. Vetëm në vitin 2022, pothuajse 12.6 trilionë dollarë të pasurisë offshore iu deklaruan taksave të huaja nëpërmjet këtij mekanizmi. Megjithatë, raporti i Observatorit Europian vlerëson se pothuajse 25% e pasurisë financiare ‘offshore’ në botë mbetet e pataksuar. Jo të gjitha institucionet financiare përmbushin kërkesat e raportimit dhe SHBA, e cila përfshin autoritete të veçanta tatimore shtetërore, nuk merr pjesë në shkëmbimin e OECD.
Raporti vë në dukje se normat midis manjatëve të botës arrijnë në vetëm 0%-0.5% të pasurisë së tyre, kryesisht për shkak se ata përdorin kompani guackë për të shmangur taksat. Zgjidhja e qartë është vendosja e një takse vetëm për miliarderët me pasuri në dollarë. Edhe një normë tatimore relativisht e ulët prej 2% do të mblidhte rreth 250 miliardë dollarë në vit nga më pak se 3 mijë. Një nismë tjetër e OECD-së, për të kontrolluar konglomeratet shumëkombëshe që zhvendosin fitimet në vendet me taksa të ulëta ose pa taksa, nuk ka bërë mjaftueshëm. Norma e rënë dakord prej 15% ishte shumë më e ulët se mesatarja ndërkombëtare. Kështu, shumëkombëshet vazhduan të përfitonin nga deklarimi i fitimeve në parajsat fiskale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BQE kërcënon 20 banka me gjoba të rënda - “Nuk vlerësuan ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të ndryshimeve klimatike”
Pasi nënvizoi vazhdimisht domosdoshmërinë që bankat e Eurozonës të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj të gjithë gamës së rreziqeve që vijnë ndaj aktiveve të......

Kufiri perëndimor i çmimit të naftës ruse po dështon dhe kjo është arsyeja pse
Përpjekjet perëndimore për të kufizuar çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi janë duke rënë në nivelin e tyre sipas disa zyrtarëve perëndimorë dhe të......

Cilat vende kanë popullsinë më të vjetër në moshë? – Shtetet europiane “mbizotërojnë” listën
Rënia e nivelit të lindjeve, rritja e shkallës së divorcit dhe rritja e jetëgjatësisë janë ndër faktorët e shumtë që ndryshojnë demografinë në mbarë botën. Në......

Mete: Samiti, mundësi e mirë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e ekonomisë së vendit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizuan panelin “Diaspora Shqiptare për......

Kursi i këmbimit –Monedhat kryesore vijojnë në rënie të përgjithshme
Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 93.8 lekë dhe......

Samiti i Diasporës/ Zv.Kryeministrja Balluku, ftesë shqiptarëve që jetojnë jashtë që të vijnë të kontribuojnë në Shqipëri
Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i bëri apel shqiptarëve që......

Si linjat ajrore po i shkurtojnë minutat e fluturimit për të kursyer miliona
Disa momente mund të jenë ndryshimi midis krijimit dhe mungesës së një lidhjeje për pasagjerët dhe mund të shmangin vonesat që rrjedhin në orarin e linjave......

Ja pse importet dhe eksportet e BE-së po shohin një rënie!
Skenari i tregtimit brenda Bashkimit Europian vazhdon të hasë pengesa, me eksportimin dhe importimin e mallrave që po përjetojnë një rënie të qëndrueshme. Të......