BQE kërcënon 20 banka me gjoba të rënda - “Nuk vlerësuan ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të ndryshimeve klimatike”

Pasi nënvizoi vazhdimisht domosdoshmërinë që bankat e Eurozonës të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj të gjithë gamës së rreziqeve që vijnë ndaj aktiveve të tyre nga ngjarjet ekstreme të motit, BQE ka paralajmëruar 20 banka europiane për mundësinë e gjobave të rënda.
Sipas raportit, i cili nuk specifikoi se cilat banka ishin të prekura, BQE ka paralajmëruar vazhdimisht bankat europiane se duhet të përgatiten për efektet e ngjarjeve ekstreme të motit në vlerat e aseteve të tyre, por edhe për mundësinë e falimentimit të klientëve të tyre me gjurmë të rënda të karbonit. Megjithatë, siç rezulton, të 20 bankat nuk kanë treguar kujdesin e duhur dhe nuk e kanë informuar BQE-në për rezultatet e llogaritjeve të tyre, kur duhet ta kishin bërë këtë deri në mars 2023.
Banka e ka formuluar ‘kërcënimin’ me letrat përkatëse që ka dërguar në muajt tetor dhe nëntor, ndërsa për sa i përket masës së gjobave të paralajmëruara, kjo mund të vendoset në baza ditore dhe të arrijë në 5% të të ardhurave mesatare të çdo banke. Kjo do të thotë se për një bankë me të ardhura vjetore 10 miliardë euro, për shembull, gjoba mund të arrijë në 1.4 milionë euro në ditë. Paralajmërimi i BQE-së tradhton synimin e autoriteteve europiane për të intensifikuar presionin mbi sektorin financiar në mënyrë që ta detyrojnë atë të trajtojë më mirë çështjet mjedisore dhe sociale, si dhe çështjet e qeverisjes së korporatave tani e tutje.
Masa e gjobave të kërcënuara mund të vendoset në baza ditore dhe të arrijë në 5% të të ardhurave mesatare të bankës përkatëse.
Muajin e kaluar, mbikëqyrësi bankar i BQE-së – EBA, njoftoi se po rishikon kuadrin që rregullon kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave në mënyrë që të integrojë më mirë dhe më efektivisht rregullat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së korporatave në të.
Paralajmërimet e njëpasnjëshme nga BQE përkojnë me disa studime të tjera që tregojnë se bankat europiane kanë mbetur prapa në objektivat e tyre të ekonomisë së gjelbër.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kufiri perëndimor i çmimit të naftës ruse po dështon dhe kjo është arsyeja pse
Përpjekjet perëndimore për të kufizuar çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi janë duke rënë në nivelin e tyre sipas disa zyrtarëve perëndimorë dhe të......

Cilat vende kanë popullsinë më të vjetër në moshë? – Shtetet europiane “mbizotërojnë” listën
Rënia e nivelit të lindjeve, rritja e shkallës së divorcit dhe rritja e jetëgjatësisë janë ndër faktorët e shumtë që ndryshojnë demografinë në mbarë botën. Në......

Mete: Samiti, mundësi e mirë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e ekonomisë së vendit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizuan panelin “Diaspora Shqiptare për......

Kursi i këmbimit –Monedhat kryesore vijojnë në rënie të përgjithshme
Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 93.8 lekë dhe......

Samiti i Diasporës/ Zv.Kryeministrja Balluku, ftesë shqiptarëve që jetojnë jashtë që të vijnë të kontribuojnë në Shqipëri
Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i bëri apel shqiptarëve që......

Si linjat ajrore po i shkurtojnë minutat e fluturimit për të kursyer miliona
Disa momente mund të jenë ndryshimi midis krijimit dhe mungesës së një lidhjeje për pasagjerët dhe mund të shmangin vonesat që rrjedhin në orarin e linjave......

Ja pse importet dhe eksportet e BE-së po shohin një rënie!
Skenari i tregtimit brenda Bashkimit Europian vazhdon të hasë pengesa, me eksportimin dhe importimin e mallrave që po përjetojnë një rënie të qëndrueshme. Të......

OPEC+ rrëzon naftën me 6% në 2 sesionet e fundit - Takimi i 26 nëntorit shtyhet për në 30 nëntor, debate me anëtarët afrikanë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi OPEC+ e shtyu takimin e parashikuar për tu zhvilluar këtë......