Nga gjimnazi, në shkollë profesionale - Rama: Nga dhjetori do të jetë e mundur nëpërmjet e-Albania

Shumë sektorë të ekonomisë nga viti në vit po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore e kualifikuar, ose siç njihen ndryshe zanatçinj. Ndonëse janë krijuar disa lehtësi për të ndjekur arsimin profesional, një pjesë e mirë e të rinjve nuk e preferojnë këtë alternative. Të dhënat e fundit zyrtare flasin për rreth 4 mijë vende të lira. Sipas kryeministrit Edi Rama, brenda muajit dhjetor, nxënësit e viteve të para të gjimnazeve, mund të transferohen lehtësisht në shkollat e arsimit profesional, nëpërmjet e-Albania. Ai shtoi se, arsimi profesional dhe tërheqja e të rinjve në përzgjedhjen e tij, si një rrugë alternative e sigurtë për ta, për t’u integruar në tregun e punës, vijon të mbetet një nga objektivat e qeverisë në fushën e arsimit.
"Nëse sot ne kemi rreth 4000 vende të lira në sistemin e arsimit profesional, pra, potencial për thithur 4000 nxënës, ne duhet të thithim 4000 nxënës. Pastaj, nevojat janë për shumë më tepër ama nuk mund t’ju themi juve që “Shtyni shumë më tepër” sepse do na duhet që të kemi infrastrukturën për të pranuar shumë më tepër. Me infrastrukturën ekzistuese, ne kemi 4000 mundësi aty për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të përgjithshme. Kjo kërkon, natyrisht, një aktivizim të shpejtë dhe një aktivizim sistematik, por kërkon dhe një integrim të plotë të punës të drejtorive arsimore me shkollat e arsimit profesional. Vërtetë janë shkolla me varësi të ndryshme, por nuk ka asnjë problem, duhet të funksionojë si një sistem", u shpreh Rama.
Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se kurrikulat, stafet e të tjerë mund të jenë të ndryshme, por sistemi është i njëjti dhe drejtoritë rajonale duhet t’i konsiderojnë shkollat profesionale si pjesë të tyre dhe ministrja do të përgatisë një dokument ligjor, zyrtar të qeverisë ku kjo do jetë edhe e formalizuar, pra, varësia e dyfishtë e shkollave të arsimit profesional.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare te produkteve bujqësore dhe blektorale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci. Gjatë......

Virusi misterioz, Kina i përgjigjet OBSH - “Nuk u gjet asnjë patogjen i pazakontë në rastet e pneumonisë”
Autoritetet shëndetësore kineze nuk kanë zbuluar ndonjë patogjen të pazakontë ose të ri dhe kanë ofruar të dhënat e kërkuara për një rritjeje të rasteve të......

Mbyllen mbi 15 mijë restorante në Gjermani - Rreth 17% prej tyre ndodhen vetëm në Berlin
Në Gjermani 12.6% e objekteve hoteliere të analizuara janë me probleme financiare. Në janar 2020, para pandemisë, 10.7%, ose 12.662, ishin në rrezik......

Beteja e vështirë kundër evazionit fiskal - 25% e pasurisë financiare “offshore” në botë mbetet e pataksuar
Mënyrat e shumta në të cilat të pasurit dhe kompanitë shumëkombëshe mund të shmangin taksat kanë qenë prej kohësh të njohura. Megjithatë, së fundmi situata......

BQE kërcënon 20 banka me gjoba të rënda - “Nuk vlerësuan ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të ndryshimeve klimatike”
Pasi nënvizoi vazhdimisht domosdoshmërinë që bankat e Eurozonës të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj të gjithë gamës së rreziqeve që vijnë ndaj aktiveve të......

Kufiri perëndimor i çmimit të naftës ruse po dështon dhe kjo është arsyeja pse
Përpjekjet perëndimore për të kufizuar çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi janë duke rënë në nivelin e tyre sipas disa zyrtarëve perëndimorë dhe të......

Cilat vende kanë popullsinë më të vjetër në moshë? – Shtetet europiane “mbizotërojnë” listën
Rënia e nivelit të lindjeve, rritja e shkallës së divorcit dhe rritja e jetëgjatësisë janë ndër faktorët e shumtë që ndryshojnë demografinë në mbarë botën. Në......

Mete: Samiti, mundësi e mirë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e ekonomisë së vendit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizuan panelin “Diaspora Shqiptare për......