Shqipëria Postuar më 24 Nëntor 2023, 13:58

Eksportuesit mbyllin 50 vende pune në ditë - “Po humbasim 9 milionë euro në muaj nga kursi i këmbimit”

Nga SCAN TV
Eksportuesit mbyllin 50 vende pune në ditë - “Po humbasim 9

Eksportuesit po humbasin afro 9 milionë euro në muaj nga zhvlerësimi i euros, një situatë e cila  vijon që nga muaji Mars dhe nuk po stabilizohet.  Për këtë arsye, përfaqësues të “Pro Eksport Albania” i kanë bërë edhe njëherë apel Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave që të ulen të për të diskutuar dhe për të gjetur zgjidhje.

Sipas tij, këto humbje po prodhojnë pasoja të mëdha sociale dhe ekonomike që nga shkurtimi i vendeve të punës deri tek orientimi i këtij biznesi në shtete të tjera.

Për këtë arsye kërkohet që qeveria të gjejë forma për të kompensuar eksportuesit dhe për të reduktuar këto pasoja. `

Zhvlerësimi i euros ka filluar që në muajin Mars  të këtij viti dhe ky trend nuk po ndalet, duke u  pasuar edhe me rënie të përmuajshme të eksporteve.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat