Rënia e euros ndryshon kërkesat për produktet e importit - Shqiptarët shtojnë blerjet e ushqimeve e pijeve nga jashtë, bum i makinerive e paisjeve

Ndërsa euro i është drejtuar përsëri niveleve rekord të zhvlerësimit në raport me lekun, nënçmimi i saj përgjatë vitit të fundit ka ndikuar edhe në përqasjen e shqiptarëve ndaj produkteve të importit. Në harkun kohor të një viti, qytetarët kanë shtuar blerjet e ushqimeve e pijeve të importit. Gjithsesi, kanë qenë makineritë, paisjet e pjesët e kembimit që kanë shënuar një bum të vërtetë 12 muajt e fundit. Në rënie të dukshme janë mobiljet dhe punimet e drurit, ashtu si dhe tekstilet e importit.
Nga të dhënat e INSTAT, importet në total rezultojnë 39.5 miliardë lekë në muajin tetor, në rënie prej 6.3% krahasuar me tetorin e vitit të shkuar. Rënie që i dedikohet në masë të konsiderueshme rënies së çmimeve me të cilat bien produktet e importit veçanërisht në tregjet europiane. Por me gjithë rënien e çmimeve, i matur në bazë vjetore, gruupi “Ushqime, pije, duhan” rezulton në rritje me +1,3 pikë përqindje, duke shkuar nga 11.8 miliardë lekë në tetor 2022, në 12.9 miliardë në tetorin që sapo lamë pas. Ndërkohë që kanë qenë makineritë e paisjet e importuara ato, që të favorizuara nga leku i fortë, kanë shënuar një bum të vërtetë gjatë 12 muajve të fundit. Ato kanë një rritje prej 1% në terma vjetorë, por për periudhën janar-tetor rezultojnë në total 176.3 miliardë lekë, nga 150 miliardë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Diferenca është plot 26 miliardë lekë, apo afërsisht 260 milionë euro me kursin aktual të këmbimit.
Rritje në bazë vjetore kanë shënuar edhe materialet e ndërtimit, por në masë më të moderuar, ashtu si edhe produktet kimike dhe plastike. Në rënie kanë qenë gjatë 12 muajve të fundit grupet e tekstileve dhe këpucëve. Nga 10 miliardë në tetor 2022, ky grup ka rënë në 8.8 miliardë në tetorin që sapo lamë pas, me një tkurrje prej -1.4 pikë përqindjeje, ashtu si dhe grupi “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje.
Gjithsesi, tkurrjen më të madhe në bazë vjetore e ka pësuar grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -8,6 pikë përqindje, si për shkak të rënies së çmimeve të hidrokarbureve, por edhe prej situatës së mirë hidrike që ka shoqëruar këtë vit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Zhvlerësimi i euros po transformon edhe kreditë e bankave - Individët dhe bizneset në 2023 po mbyllin huatë në valutë e po i konvertojne në lekë
Një prej tendencave të vërejtuara gjatë gjithë vitit 2023 është zhvendosja e portofolit të kredisë për biznese nga kredia në euro – në kredi në lekë. Fenomeni......

Nga gjimnazi, në shkollë profesionale - Rama: Nga dhjetori do të jetë e mundur nëpërmjet e-Albania
Shumë sektorë të ekonomisë nga viti në vit po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore e kualifikuar, ose siç njihen ndryshe zanatçinj. Ndonëse janë krijuar disa......

Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare te produkteve bujqësore dhe blektorale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci. Gjatë......

Virusi misterioz, Kina i përgjigjet OBSH - “Nuk u gjet asnjë patogjen i pazakontë në rastet e pneumonisë”
Autoritetet shëndetësore kineze nuk kanë zbuluar ndonjë patogjen të pazakontë ose të ri dhe kanë ofruar të dhënat e kërkuara për një rritjeje të rasteve të......

Mbyllen mbi 15 mijë restorante në Gjermani - Rreth 17% prej tyre ndodhen vetëm në Berlin
Në Gjermani 12.6% e objekteve hoteliere të analizuara janë me probleme financiare. Në janar 2020, para pandemisë, 10.7%, ose 12.662, ishin në rrezik......

Beteja e vështirë kundër evazionit fiskal - 25% e pasurisë financiare “offshore” në botë mbetet e pataksuar
Mënyrat e shumta në të cilat të pasurit dhe kompanitë shumëkombëshe mund të shmangin taksat kanë qenë prej kohësh të njohura. Megjithatë, së fundmi situata......

BQE kërcënon 20 banka me gjoba të rënda - “Nuk vlerësuan ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të ndryshimeve klimatike”
Pasi nënvizoi vazhdimisht domosdoshmërinë që bankat e Eurozonës të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj të gjithë gamës së rreziqeve që vijnë ndaj aktiveve të......

Kufiri perëndimor i çmimit të naftës ruse po dështon dhe kjo është arsyeja pse
Përpjekjet perëndimore për të kufizuar çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi janë duke rënë në nivelin e tyre sipas disa zyrtarëve perëndimorë dhe të......