Shqipëria Postuar më 24 Nëntor 2023, 14:03

“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset dhe konsumatorët - Trend, edhe në Shqipëri. Uljet në dyqane dhe ato online “bombardojnë” blerësit

Nga SCAN TV
“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset

Shumë biznese në kryeqytet reklamojnë në vitrinat e tyre uljet që ofrojnë për konsumatorët nën logon e “Black Friday” për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe për ta bërë më të thjeshtë përzgjedhjen e tyre se cilat dyqane duhet të vizitojnë.

Por edhe pse quhet “E premtja e zezë” në fakt kjo praktikë shtrihet thuajse në të gjithë muajin Nëntor, me synimin e arritjen e sa më shumë shitjeve nga ana e bizneseve.

Por çfarë është ekzaktësisht e “Premtja e Zezë”?  E Premtja e Zezë është e premtja pas Ditës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara. Tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të blerjeve të Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara. Shumë dyqane ofrojnë shitje shumë të promovuara me çmime të zbritura dhe shpesh hapen herët,  në mesnatë ose edhe në Ditën e Falënderimeve. Kjo praktikë pre vitesh është shpërndarë edhe në shtete të tjera si dhe në Shqipëri, dhe duket se ka ndikim të rëndësishëm në konsum.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat