Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb
DigitAlb përmbush ditët KUQeZI me një ofertë speciale për të gjithë shqiptarët, dedikuar festave kombëtare të Nëntorit. Me “Red & Black week”, deri në ditën e fundit të muajit, çdo abonent i DigitAlb, i ri apo ekzistues përfiton ulje deri në 25% për të gjitha paketat e abonimit 12 mujore.
Janë festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve, kudo ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë, SHBA, Kanada apo Australinë e largët, ndaj edhe DigitAlb si platforma televizive e të gjithë shqiptarëve ka menduar për të gjithë, pasi ulja në abonimet Fillestare, Familjare e Premium 12 mujore vlen për çdo platformë: Tokësore, Satelitore apo OTT, Aplikacioni DigitAlb që i mundëson çdo shqiptari të shikojë vetëm shqip, pavarësisht vendit ku ndodhet, në të gjithë botën: https://www.digitalb.al/ott/
Kështu pra, çdo abonent zgjedh paketën e abonimit që dëshiron për të ndjekur të gjitha kanalet kombëtare, me Top Channel e TV Klan, ekskluzivisht në DigitAlb, titujt më të fundit nga bota e kinemasë, dokumentarët e filmat për fëmijë, të gjitha vetëm në shqip. Për ty që je tifoz e nuk dëshiron të humbasësh asnjë ndeshje të ekipit të zemrës, nga rehatia e shtëpisë, përfito tani nga kjo ofertë me 25% ulje për abonimet Premium 12 mujore dhe shiko e shijo çdo javë spektaklin nga Serie A, LaLiga, Premier League, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, etj, sepse të gjitha ligat “Oscar”, kampionatet më elitare nga futbolli dhe eventet nga shumësportëshi, të gjithë yjet luajnë në SuperSport.
Oferta e festave përfundon në 30 Nëntor!
SCAN
Sondazh

Tarifa e hyrjes në Venecia: Këtu janë të gjitha datat kur do t'ju duhet të paguani për të vizituar në 2024
Venecia po vendos një taksë turistike në përpjekje për të ndaluar mbipopullimin gjatë fundjavave të pikut. Autoritetet e Venecias kanë zbuluar një program......

Lejet e ndërtimit “ankorohen” në Durrës - Më shumë në tremujorin e tretë. Tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit
Së fundmi “Instituti i Statistikave” ka publikuar të dhënat për numrin e lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023, të cilat tregojnë se numri i......

Udhëtimet për pushime rriten me 93% - Në Tetor të këtij viti Shqipërinë e vizituan rreth 700 mijë të huaj
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për muajin Tetor të këtij viti reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën......

“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset dhe konsumatorët - Trend, edhe në Shqipëri. Uljet në dyqane dhe ato online “bombardojnë” blerësit
Shumë biznese në kryeqytet reklamojnë në vitrinat e tyre uljet që ofrojnë për konsumatorët nën logon e “Black Friday” për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe......

Flotë e re automjetesh për sistemin penitenciar - Balluku: Investimi kryesor, te burimet njerëzore. Manja: Rrisim pagat për 4,524 punonjës
Sistemi penitenciar në vend është pajisur me një flotë të re automjetesh. Ajo është prezantuar këtë të premte nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku,......

Eksportuesit mbyllin 50 vende pune në ditë - “Po humbasim 9 milionë euro në muaj nga kursi i këmbimit”
Eksportuesit po humbasin afro 9 milionë euro në muaj nga zhvlerësimi i euros, një situatë e cila vijon që nga muaji Mars dhe nuk po stabilizohet. Për këtë......

Rënia e euros ndryshon kërkesat për produktet e importit - Shqiptarët shtojnë blerjet e ushqimeve e pijeve nga jashtë, bum i makinerive e paisjeve
Ndërsa euro i është drejtuar përsëri niveleve rekord të zhvlerësimit në raport me lekun, nënçmimi i saj përgjatë vitit të fundit ka ndikuar edhe në përqasjen e......

Zhvlerësimi i euros po transformon edhe kreditë e bankave - Individët dhe bizneset në 2023 po mbyllin huatë në valutë e po i konvertojne në lekë
Një prej tendencave të vërejtuara gjatë gjithë vitit 2023 është zhvendosja e portofolit të kredisë për biznese nga kredia në euro – në kredi në lekë. Fenomeni......