Bitcoin i afrohet sërish 38,000 dollarëve - Lagarde e pranon publikisht se djali i saj humbi investimet në kripto

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë nivelit të 38,000 dollarëve. Në këto nivele, boitcoin ka “ngecur” që nga 9 nëntori, por sipas analistëve kjo nuk do të thotë se tendenca në rritje ka përfunduar. Ndërsa fitimet janë kufizuar pranë 38,000 dollarëve, tërheqjet e mëvonshme kanë qenë të pakta dhe jetëshkurtra, një shenjë e kërkesës së vazhdueshme dhe konsolidim i çmimeve.
Sipas analistëve, kjo mund të nënkuptojë se, bitcoin po “fiton energji” për rritjen e radhës, mbase mbi nivelin e 40,000 dollarëve. Kjo rritje e pritshme mbështetet edhe nga të dhënat historike, pasi fitimi mesatar i bitcoin në dhjetor, gjatë 8 viteve të fundit, ka qënë me 12%. Dhe nëse e marrim për bazë çmimin aktual prej rreth 38,000 dollarë, një rritje me 12% do të thotë se vitin 2023 bitcoin mund ta mbyll në rreth 42,000 dollarë.
Ndër zhvillimet e tjera, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, pranoi të premten se djali i saj humbi pothuajse të gjitha investimet e tij në asetet e kriptomonedhave. Lagarde ka kritikuar prej kohësh kriptovalutat, duke i quajtur ato spekulative, të pavlera dhe një mjet që shpesh përdoret nga kriminelët për aktivitete të paligjshme. “Ai më injoroi plotësisht, që është e drejta e tij. Por, ai humbi pothuajse të gjitha paratë që kishte investuar”, deklaroi Lagarde gjatë një takimi me studentët në Frankfurt. Banka Qendrore Europiane ka bërë thirrje për një rregullim global të aseteve kripto, si për të mbrojtur konsumatorët që nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun, ashtu edhe për të mbyllur një boshllëk që mund të përdoret për të kanalizuar financimin e terrorizmit ose për t’i lejuar kriminelët të pastrojnë paratë.
SCAN
Sondazh

Tregu i naftës, në pritje të OPEC+ / Pritet të realizojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të OPEC+, që zhvillohet të......

Mbështetja e investimeve strategjike në turizëm, Rama: Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e Mesdheut
Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e tjera të Mesdheut për të zhvilluar industrinë turtistike, përmes investimeve madhore në projekte......

Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb
DigitAlb përmbush ditët KUQeZI me një ofertë speciale për të gjithë shqiptarët, dedikuar festave kombëtare të Nëntorit. Me “Red & Black week”, deri në ditën e......

Tarifa e hyrjes në Venecia: Këtu janë të gjitha datat kur do t'ju duhet të paguani për të vizituar në 2024
Venecia po vendos një taksë turistike në përpjekje për të ndaluar mbipopullimin gjatë fundjavave të pikut. Autoritetet e Venecias kanë zbuluar një program......

Lejet e ndërtimit “ankorohen” në Durrës - Më shumë në tremujorin e tretë. Tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit
Së fundmi “Instituti i Statistikave” ka publikuar të dhënat për numrin e lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023, të cilat tregojnë se numri i......

Udhëtimet për pushime rriten me 93% - Në Tetor të këtij viti Shqipërinë e vizituan rreth 700 mijë të huaj
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për muajin Tetor të këtij viti reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën......

“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset dhe konsumatorët - Trend, edhe në Shqipëri. Uljet në dyqane dhe ato online “bombardojnë” blerësit
Shumë biznese në kryeqytet reklamojnë në vitrinat e tyre uljet që ofrojnë për konsumatorët nën logon e “Black Friday” për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe......

Flotë e re automjetesh për sistemin penitenciar - Balluku: Investimi kryesor, te burimet njerëzore. Manja: Rrisim pagat për 4,524 punonjës
Sistemi penitenciar në vend është pajisur me një flotë të re automjetesh. Ajo është prezantuar këtë të premte nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku,......