Dollari nuk ndal rënien - Pritet të realizojë muajin më të dobët në 1 vit

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët vijojnë të vendosin baste se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Në anën tjetër, jeni japonez u forcua pasi rritja e Indeksit të Çmimeve Konsumatore në Japoni ka përforcuar pikëpamjet se Banka e Japonisë së shpejti mund të heqë stimujt monetarë. Indeksi i dollarit amerikan, që mat ecurinë e monedhave kryesore përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 103.7, pranë nivelit më të ulët në 2 muaj e gjysmë. Ky indeks ka humbur 2.8% të vlerës gjatë këtij muaji, performanca më e dobët mujore në një vit.
Investitorët vlerësojnë se ekzistojnë 25% shanse që Rezerva Federale ta ulë normën bazë të interesit në takimin e muajit mars të vitit 2024. Ndërsa për Bankën Qendrore Europiane, analistët mendojnë se ulja e parë e normave të interesit mund të vijë në periudhën Qershor-Shtator të vitit të ardhshëm dhe për Bankën e Anglisë, në periudhën Maj-Gusht. Referuar të dhënave në Japoni, Indeksi i Çmimeve Konsumatore, që përjashton kostot e paqëndrueshme të ushqimeve, u rrit në 2.9% me bazë vjetore gjatë tetorit, kundrejt 3% që vlerësonin ekonomistët e anketuar nga Reuters.
Euro po qëndron lehtë mbi nivelin e 1.09 dollarëve, pasi të dhënat e publikuara në Gjermani treguan se ekonomia u tkurr me 0.1% në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin e dytë. Një sondazh tjetër tregoi se morali i biznesit u përmirësua për të tretin muaj me radhë, gjatë nëntorit. Edhe paundi po qëndron në rritje me rreth 0.2% përballë dollarit dhe po tregtohet në rreth 1.2560, pasi të dhënat treguan se kompanitë britanike iu rikthyen rritjes në nëntor, duke shtuar mundësitë që Mbretëria e Bashkuar ta shmangë recesionin.
SCAN
Sondazh

Bitcoin i afrohet sërish 38,000 dollarëve - Lagarde e pranon publikisht se djali i saj humbi investimet në kripto
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë nivelit të 38,000 dollarëve. Në këto nivele,......

Tregu i naftës, në pritje të OPEC+ / Pritet të realizojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të OPEC+, që zhvillohet të......

Mbështetja e investimeve strategjike në turizëm, Rama: Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e Mesdheut
Shqipëria po ndjek praktikën që kanë ndjekur vendet e tjera të Mesdheut për të zhvilluar industrinë turtistike, përmes investimeve madhore në projekte......

Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb
DigitAlb përmbush ditët KUQeZI me një ofertë speciale për të gjithë shqiptarët, dedikuar festave kombëtare të Nëntorit. Me “Red & Black week”, deri në ditën e......

Tarifa e hyrjes në Venecia: Këtu janë të gjitha datat kur do t'ju duhet të paguani për të vizituar në 2024
Venecia po vendos një taksë turistike në përpjekje për të ndaluar mbipopullimin gjatë fundjavave të pikut. Autoritetet e Venecias kanë zbuluar një program......

Lejet e ndërtimit “ankorohen” në Durrës - Më shumë në tremujorin e tretë. Tre qarqe përfaqësojnë 74% të totalit
Së fundmi “Instituti i Statistikave” ka publikuar të dhënat për numrin e lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023, të cilat tregojnë se numri i......

Udhëtimet për pushime rriten me 93% - Në Tetor të këtij viti Shqipërinë e vizituan rreth 700 mijë të huaj
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për muajin Tetor të këtij viti reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën......

“Black Friday”, fusha e “artë” për bizneset dhe konsumatorët - Trend, edhe në Shqipëri. Uljet në dyqane dhe ato online “bombardojnë” blerësit
Shumë biznese në kryeqytet reklamojnë në vitrinat e tyre uljet që ofrojnë për konsumatorët nën logon e “Black Friday” për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe......