Bota Postuar më 25 Nëntor 2023, 10:51

Telefonatë video me lazer nga hapësira - NASA thyen rekordin e distancës dhe shpejtësisë

Nga SCAN TV
Telefonatë video me lazer nga hapësira - NASA thyen rekordin e

Një lidhje e gjeneratës së ardhshme midis Tokës dhe hapësirës së thellë sapo ka formësuar të ardhmen e komunikimeve për misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars.

Transmetuesi ‘Deep Space Optical Communications’ – DSOC, i montuar në sondën Psyche të NASA-s, i cili me lazerin e tij mund të përshpejtonte komunikimet, është ende në fazën e testimit, por sinjalet e para tashmë janë dhënë.

Nga Observatori i ‘Table Mountain” në Kaliforni, inxhinierët dërguan një rreze lazer pranë ‘rrezeve të kuqe’ në drejtim të Psyche, 16 milionë kilometra larg Tokës. Pas vetëm 50 sekondash sonda mori sinjalin dhe e ritransmetoi atë në Observatorin Palomar, gjithashtu në Kaliforni.

Kalimi i të dhënave nëpërmjet lazerit ishte testuar tashmë me orbitën e Tokës dhe me Hënën, por kurrë në këto distanca. Gjithashtu lejon dërgimin e 10 deri në 100 herë më shumë informacion sesa valët e radios në të njëjtën njësi kohore, për shkak se gjatësitë e valëve janë më të shkurtra për lazerët.

Ky lloj komunikimi kërkon saktësi astronomike dhe sisteme të automatizuara drejtimi për shënjestrimin me lazer, nëse testet vazhdojnë me rezultate pozitive, përfitimet do të jenë të mëdha.

Ndërkohë, sonda e nisur pak më shumë se një muaj më parë, po vazhdon udhëtimin e saj drejt asteroidit me të njëjtin emër, Psyche 16, të cilin do ta arrijë në vitin 2029 pas 2.2 miliardë kilometrash.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat