Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2023, 11:09

Sa persona kanë përfituar nga programet e punësimit? - Nga subvencionimi i pagave, tek praktika në punë dhe vetëpunësimi

Nga SCAN TV
Sa persona kanë përfituar nga programet e punësimit? - Nga

Programet e punësimit të zbatuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive kanë mundësuar integrimin në tregun e punës të mbi 4 mijë individëve. Referuar një raporti të publikuar së fundmi, ku bëhet nja analizë e plotë për vitin që kaloi, evidentohet se programet synonin arritjen e një përgjigjeje më të mirë ndaj nevojave të punëkërkuesve të papunë, veçanërisht atyre më të rrezikuar, bazuar në veprimet e harmonizuara ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shërbimit Social Shtetëror  dhe autoriteteve lokale.

Një faktor kyç i suksesshëm në zbatimin e këtyre programeve ka qenë partneriteti ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Agjencisë së Punësimit, si dhe me ofruesit privatë të trajnimeve në sektorin e TIK-ut. Kështu, gjithsej 4,344 punëkërkues përfituan nga programet në vitin 2022, nëpërmjet partneritetit me 1,278 kompanive të sektorit privat dhe organizatave jofitimprurëse. 53% e përfituesve ishin gra dhe 47% ishin vajza dhe djem.

1278 punëdhënës nënshkruan kontrata me zyrat rajonale të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, nga të cilët 278 përfituan nga programet që synuan të papunët për shkak të COVID-19 dhe të tjerët për programet e mbetura. Shpërndarja e numrit të përfituesve për program ishte më e barabartë, ndërkohë që pati një pjesëmarrje të shtuar të punëkërkuesve në Programin e Punësimit në Komunitet.

Programet përfshijnë atë të subvencionimit të pagave, praktika në punë, intership, programin e punësimit 4, 8 dhe 12 mujor, atë komunitar dhe vetëpunësimin.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat