8 mln euro nga eksportet e energjisë - Tenderët e nëntorit, KESH gjeneron të ardhura pas mbiprodhimit në Kaskadë

Situata e favorshme hidrike në Kaskadën e Drinit ka favorizuar eksportin e energjisë nga Korporata Elektroenergjetik Shqiptare, teksa vetëm gjatë muajit nëntor janë zhvilluar disa proceduara shitjeje, një prej të cilave u finalizua të shtunën. Sipas përllogaritjeve të TV SCAN, në total gjatë nëntorit janë shitur 69.200 mWh energji, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është eksportuar energjia është rreth 116.5 euro/ mWh.
Kjo do të thotë se nga transaksionet e shitjes Korporata ka gjeneruar të ardhura, në vlerën e rreth 8 mln euro. Gjithsesi, këto nuk janë të ardhurat e vetme të siguruara nga aktiviteti i shitjes së energjisë, si pasojë e mbiprodhimit të Kaskadë. Kjo, pasi përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2023 janë realizuar një seri procedurash tenderuese, nga të cilat KESH arkëtoi 41.5 mln euro. Së bashku me shitjet e nëntorit, të ardhurat e gjeneruara kapin vlerën e 49.5 mln euro.
Blerje energjie u realizuan vetëm përgjatë periudhës korrik – tetor, por gjithsesi fatura nuk ka qenë në nivele shumë të larta, sidomos në raport me vitin 2022. Kjo situatë, u ndikua edhe nga çmimet në tregjet ndërkombëtare që kanë shkuar drejt stabilizimit dhe niveleve të parakrizës, së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ndërkaq, teksa shifrat sivjet flasin për një situatë të favorshme, nga ana tjetër tregojnë varësinë që ka sektori nga moti, për shkak se mbi 98% e energjisë në vendin tonë prodhohet nga hidrocentralet.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sa persona kanë përfituar nga programet e punësimit? - Nga subvencionimi i pagave, tek praktika në punë dhe vetëpunësimi
Programet e punësimit të zbatuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive kanë mundësuar integrimin në tregun e punës të mbi 4 mijë individëve.......

Ku i dërgojmë objektet kulturore? - Destinacionet kryesore, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova
Shqipëria është një vend i pasur sa i përket trashëgimisë dhe objekteve të kultit, megjithatë ndër vite nuk i ka shpëtuar dot incidenteve të natyrës ekonomike,......

Telefonatë video me lazer nga hapësira - NASA thyen rekordin e distancës dhe shpejtësisë
Një lidhje e gjeneratës së ardhshme midis Tokës dhe hapësirës së thellë sapo ka formësuar të ardhmen e komunikimeve për misionet e ardhshme në Hënë dhe......

Një parajsë turistike për skiatorët - Mikpritja e japonezëve e bën atë unike në botë
Fshati Hakuba në Alpet japoneze lë pak njerëz indiferentë. Ndër të tjera ai renditej edhe në listën e fshatrave më të bukur turistikë në botë për vitin 2023......

Rënia e çmimeve shoqërohet me uljen e pagave - JP Morgan, një udhërrëfyes për luhatjen e çmimeve të konsumit
JP Morgan ka përgatitur një udhërrëfyes për atë se si do të luhaten çmimet e konsumit në Eurozonë, në përpjekje për të vlerësuar se kur inflacioni në rajon do......

Greqi, “lulëzojnë” firmat ndërkombëtare të luksit - Vendasit sfidojnë inflacionin dhe pasojat e luftërave
Nga njëra anë rritja e ekonomisë, nga ana tjetër fluksi veçanërisht i lartë turistik që ruajti një ritëm të konsiderueshëm, aktualisht tregu i mallrave të......

Dollari nuk ndal rënien - Pritet të realizojë muajin më të dobët në 1 vit
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët vijojnë të vendosin baste se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Në......

Bitcoin i afrohet sërish 38,000 dollarëve - Lagarde e pranon publikisht se djali i saj humbi investimet në kripto
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë nivelit të 38,000 dollarëve. Në këto nivele,......