Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2023, 11:26

AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore – Ndërpritet aktiviteti dhe gjobitet subjekti

Nga SCAN TV
AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar AKU ka bërë me dije se inspektorët e Drejtorisë Rajonale Fier kanë bllokuar 52 ton miell të magazinuar jashtë kushteve të sigurisë ushqimore

Inspektorët kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat.

Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë, bën me dije AKU.

Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit,  u bë bllokimi i 52  ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat