Shqipëria, kampione e udhëtimeve për puljezët - E ardhmja e marrëdhenieve mes porteve në Adriatikun e poshtëm

60% e pasagjerëve që udhëtojnë nga porti i Barit në Itali drejt Shqipërisë, 80% e tyre drejt portit të Durrësit dhe pjesa tjetër në Vlorë dhe Sarandë. Duke regjistruar mbi 1 milion pasagjerë që prej vitit 2010, një trend gjithmonë në rritje. Vetëm në itinerarin Bari-Durrës nga 56.344 pasagjerë qe u regjistruan ne vitin 2017, vitin e kaluar u numëruan 79.905 pasagjerë. Ndërkohë, qe udhëtimet nga portet e Adriatikut të poshtëm italian drejt porteve të Malit të Zi kane shënuar ulje, ato vitin e kaluar zunë 3-4% të volumit të udhëtimeve detare.
Por, rritje me 80-90% në vit ka shënuar edhe trafiku ajror i pasagjerëve, rritje që ka kompensuar humbjet me Malin e Zi. Këto të dhëna janë theksuar në konferencën e zhvilluar në Bari mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes porteve në Adriatikun e poshtëm, pjese e projektit të Bashkimit Europian, Interreg, që përfshin tre vende; Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe synon krijimin e një eurokrahine, duke futur edhe Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë etj, si një urë thithjeje e investimeve dhe zhvillim të rajonit.
"Projekti lind nga një kontekst historik që na e mëson Perandoria Romake, kohë në të cilën zhvillimi lulëzoi në çdo cep të kësaj perandorie, pikërisht falë ndërtimit të rrugëve edhe në provincat më të largëta. Komunikim do të thotë shkëmbim, do të thotë pasuri e zhvillim. Jemi duke punuar për këtë. Projekti konkretisht ka krijuar harmonizim e lehtësim të procedurave portuale në të gjithë portet e Puljas, të cilat shkëmbejnë informacion me portet e Durrësit në Shqiperi, portin e qytetit të Barit në Malin e Zi dhe po synojmë të përfshijmë edhe Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi pajisur këto porte me mjete për regjistrimin e shpejtë të pasagjerëve", u shpreh Massimo Lupis D'Urso, Koordinator i Task Forcës Ndërkombëtare ASSET, Krahina Pulja.
"Sot jemi duke i paraprirë së ardhmes, pasi me hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Europian këto flukse do shtohen më shumë. Pulja gjithmonë ka qenë e vëmendshme ndaj Shqipërisë, ka qenë një tokë mikpritëse, por sidomos vitet e fundit shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Mjafton të kujtojmë numrin e turistëve vitin e fundit dhe ndërmarrjet italiane të transferuara në Shqipëri. Ne si Krahinë e Puljas jemi përqendruar fort te infrastruktura. Shqipëria po investon fort në infrastruktura të mëdha; porte, aeroporte, e dimë këtë. Ne po përpiqemi të përmirësojmë me shërbime më cilësore strukturat që tashmë i kemi", tha Giuseppe Garofalo.
Ada Hazizolli / SCAN
Sondazh

8 mln euro nga eksportet e energjisë - Tenderët e nëntorit, KESH gjeneron të ardhura pas mbiprodhimit në Kaskadë
Situata e favorshme hidrike në Kaskadën e Drinit ka favorizuar eksportin e energjisë nga Korporata Elektroenergjetik Shqiptare, teksa vetëm gjatë muajit nëntor......

Sa persona kanë përfituar nga programet e punësimit? - Nga subvencionimi i pagave, tek praktika në punë dhe vetëpunësimi
Programet e punësimit të zbatuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive kanë mundësuar integrimin në tregun e punës të mbi 4 mijë individëve.......

Ku i dërgojmë objektet kulturore? - Destinacionet kryesore, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova
Shqipëria është një vend i pasur sa i përket trashëgimisë dhe objekteve të kultit, megjithatë ndër vite nuk i ka shpëtuar dot incidenteve të natyrës ekonomike,......

Telefonatë video me lazer nga hapësira - NASA thyen rekordin e distancës dhe shpejtësisë
Një lidhje e gjeneratës së ardhshme midis Tokës dhe hapësirës së thellë sapo ka formësuar të ardhmen e komunikimeve për misionet e ardhshme në Hënë dhe......

Një parajsë turistike për skiatorët - Mikpritja e japonezëve e bën atë unike në botë
Fshati Hakuba në Alpet japoneze lë pak njerëz indiferentë. Ndër të tjera ai renditej edhe në listën e fshatrave më të bukur turistikë në botë për vitin 2023......

Rënia e çmimeve shoqërohet me uljen e pagave - JP Morgan, një udhërrëfyes për luhatjen e çmimeve të konsumit
JP Morgan ka përgatitur një udhërrëfyes për atë se si do të luhaten çmimet e konsumit në Eurozonë, në përpjekje për të vlerësuar se kur inflacioni në rajon do......

Greqi, “lulëzojnë” firmat ndërkombëtare të luksit - Vendasit sfidojnë inflacionin dhe pasojat e luftërave
Nga njëra anë rritja e ekonomisë, nga ana tjetër fluksi veçanërisht i lartë turistik që ruajti një ritëm të konsiderueshëm, aktualisht tregu i mallrave të......

Dollari nuk ndal rënien - Pritet të realizojë muajin më të dobët në 1 vit
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët vijojnë të vendosin baste se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Në......