Kosova Postuar më 3 Gusht 2022, 13:39

Remitancat në Kosovë, 445 milionë euro për 5 muaj - Që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot vlera ka arritur në 13,3 milardë euro

Nga SCAN TV
Remitancat në Kosovë, 445 milionë euro për 5 muaj - Që

Dergesat e emigrantëve në Kosovë janë një nga burimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti, remitancat vlerësohen 445,4 milionë euro, ku vlera më e madhe ishte në prill prej 108.1 milionë euro.

Gjatë vitit të kaluar dërgesat e emigrantëve u regjistruan në 1 miliard e 150 milionë euro, me një rritje vjetore prej 17,7%, duke arritur nё 14.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Bankës Qendrore, duke pasur parasysh fluksin më të madh të diasporës që e vizituan Kosovën, remitancat që vijnë përmes “kanalit jo-formal” kanё shënuar rritjen më të lartë prej 86.3%. Remitancat përmes bankave shënuan rritje prej 26.5%, ndërsa përmes operatorëve që transferojnë para’ shënuan rënie 1.2%.

Nga Gjermania kanë ardhur 40% e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 18.5% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8%. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e emigrantëve kanë vijuar të shënojnë rritje dhe në total kanë arritur rreth 13,3 miliardë euro.

Referuar po të dhënave të Bankës Qendrore, vlerësohet se gjatë vitit të kaluar investimet e huaja direkte në Kosovë arritën vlerën prej 415.3 milionë euro, me një rritje vjetore prej 20.1%. Rritja e këtyre investimeve u regjistrua kryesisht tek sektori I pasurive të patundshme, ai i informacionit dhe komunikimit, ndërtimit, etj. Ndërsa, investimet e huaja direkte në sektorin e energjetikës dhe aktiviteteve financiare shënuan rënie.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=AX6j2s2_Sqw

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat