Gara e kompanive gjermane për të gjetur fuqinë e kualifikuar punëtore!

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani është shndërruar në një prej problemeve më të mëdha në këtë vend. Punëdhënësit po gjejnë zgjidhje kreative.
Praktikisht gjysma (49.7%) e kompanive të pyetura në anketën e institutit ekonomik Ifo ankohen, se janë të detyruar të reduktojnë ofertën e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. E situata sa vjen e përkeqësohet: në të njëjtën anketë të realizuar në prill, 43.6% e kompanive e kishin këtë problem, që ishte përqindja më e lartë që nga fillimi i matjeve të tilla në vitin 2009.
Në atë kohë vetëm dhjetë për qind e kompanive ankoheshin për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Por ndërkohë kjo është shndërruar në një problem shumë të madh. Sektori i shërbimeve është më i godituri, pavarësisht nëse janë vetëm punonjës të përkohshëm (77.9%) ose shërbime të specializuara intelektuale si këshilltarët tatimorë dhe auditorët (71%). Ankohen edhe kompanitë nga industria përpunuese (44.5%), tregtisë me pakicë (41.9) dhe tregtisë me shumicë (36.3%), në sektorin e ndërtimit (39.3%).
Ankesat më të vogla vijnë në kompanitë e sektorit farmaceutik (17.2 %) dhe industrisë kimike (24.1%). Ndërsa industria e automjeteve aktualisht ka probleme të tjera, kështu që ankohen vetëm 30.5 % nga kompanitë e anketuara, ndërsa ky numër në inxhinieri mekanike është vetëm pak nën mesataren (43%).
Ndërkohë që kompanitë e mëdha ende në një farë mënyre "arnojnë” prodhimin e tyre me punëtorët që kanë, për kompanitë e vogla – dhe veçanërisht për artizanët, situata është një fatkeqësi e vërtetë. Për të gjetur punonjës të tjerë të mirë apo për t'i mbajtur disi punonjësit e mirë që kanë aktualisht, kompanitë e mesme detyrohen të kërkojnë zgjidhje të reja. DW
E . S / SCAN

Gjermania shënon rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit – Ekspertët: Pika më e ulët e konsumit ende nuk është arritur!
Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e e......

Pas largimit të qeverisë Draghi sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?
Qeveria Draghi po largohet por borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet e qeverisë italiane po rritet në qiell. Sa i......

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 miliardë lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

Rikuperojnë Dollari dhe Paundi. Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të mërkurë teksa në raport me dje është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.9 lekë sipas kursit të......

Ulet çmimi i karburanteve! Bordi: Nafta 221 lekë, benzina 207 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre. Referuar vendimit, nafta nuk do të......

Sulmi kibernetik, publikohen emailet e kryeministrit! Pak ditë më parë u deklarua se nuk ka humbje të dhënash
Hakerat që kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj portalit unik qeveritar E-Albania duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa javë, kanë vijuar publikimin......

Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht ndërsa shtohen tensionet në Tajvan!
Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht të martën pasi një vizitë e pritshme e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan, të......

Tregjet e aksioneve në rënie ndërsa shtohen tensionet mes SHBA-së dhe Kinës!
Të ardhmet (Futures) e indeksit të aksioneve të SHBA ranë të martën për shkak të shqetësimeve se një vizitë të planifikuar të kryetares së Dhomës së......