Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2022, 18:34

Ulet çmimi i karburanteve! Bordi: Nafta 221 lekë, benzina 207 lekë

Nga SCAN TV
Ulet çmimi i karburanteve! Bordi: Nafta 221 lekë, benzina 207

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre.

Referuar vendimit, nafta nuk do të mund të tregtohet më shumë se 221 lekë/litri, duke njohur një ulje me 5 lekë për litër.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk do të jetë më shumë se 207 lekë/litri,duke njohur një ulje me 4 lekë për litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 81  lekë/liter.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat