Sulmi kibernetik, publikohen emailet e kryeministrit! Pak ditë më parë u deklarua se nuk ka humbje të dhënash

Hakerat që kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj portalit unik qeveritar E-Albania duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa javë, kanë vijuar publikimin e materialeve.
Faqja e emërtuar "Homeland Justice", e cila është e aksesueshme vetëm nga jashtë Shqipërisë për faktin se është bllokuar nga autoritetet shqiptare, ka publikuar disa materiale në të cilat pretendohet se janë emailet e kryeministrit Edi Rama.
Në materialet e publikuara lexohen emaile që kanë mbërritur në adresën zyrtare të kryeministrit nga qytetarë që kanë shqetësime të ndryshme, për të cilat i janë drejtuar për zgjidhje kryeministrisë.
Pak ditë më parë, në daljen e parë për mediat që pas sulmit kibernetik, drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit siguroi se nga sulmi kibernetik nuk janë dëmtuar të dhënat e shqiptarëve dhe se falë reagimit të shpejtë nuk ka pasur humbje.
Në këtë deklaratë u njoftua se objektivi i sulmit kibernetik ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare, sëbashku me të dhënat në to.
Megjithatë, sipas drejtueses së AKSHI-t, falë reagimit të shpejtë të sistemeve mbrojtëse dhe të stafeve teknike, nuk pati humbje të dhënash.
Nga ana tjetër, u njoftua gjithashtu se po kryhen dy hetime paralele, në njërin prej të cilëve është përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimit (FBI).
Megjithatë, pas kësaj deklaratë, fundjavën që sapo kaloi, u publikuan disa dokumente sensitive për sigurinë kombëtare e tani, edhe emailet e kryeministrit.
Sondazh

Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht ndërsa shtohen tensionet në Tajvan!
Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht të martën pasi një vizitë e pritshme e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan, të......

Tregjet e aksioneve në rënie ndërsa shtohen tensionet mes SHBA-së dhe Kinës!
Të ardhmet (Futures) e indeksit të aksioneve të SHBA ranë të martën për shkak të shqetësimeve se një vizitë të planifikuar të kryetares së Dhomës së......

Magazinës më të madhe në Amerikë po i mbaron hapësira – Shkak, ngadalësimi i shitjeve të mallrave!
Tregu më i madh i magazinave në Amerikë është plot pasi shitësit kryesorë amerikanë paralajmërojnë për ngadalësimin e shitjeve të veshjeve, pajisjeve......

Linja ajrore kryesore e Britanisë ndalon shitjet e biletave deri më 8 gusht!
British Airways ka ndaluar shitjet e biletave në fluturimet me distanca të shkurtra nga Heathrow deri më 8 gusht pas vendimit të aeroportit të Londrës për të......

Hannover heq ujin e ngrohtë nga ndërtesat publike - Synimi është kursimi i gazit për stinën e dimrit
Kursimi i gazit është motoja e ditës në Gjermani, në përpjekje për të siguruar rezerva të mjaftueshme për në dimër. Paqëndrueshmëria gjeopolitike, rreziku që......

Alarmi i ekspertëve për klimën: Përgatituni për skenare katastrofike për njerëzimin!
Ndryshimet klimatike mund të transformohen realisht në një katastrofë për njerëzimin. Në këtë mënyrë duhet të përgatitemi për skenare më të këqinj se tkurrja e......

Thatësirë rekord në Francë dhe Britani - Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre. Ekspertët paralajmërojnë një tjetër valë të nxehti
Franca dhe jugu e lindja e Britanisë së Madhe përjetuan korrikun më të nxehtë në historinë e tyre, ndërkohë që burimet ujore ishin dhe më të pakta se zakonisht......

Çmimet e larta të konsumit - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut presin ndihmën financiare të rradhës në shtator
Në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e çmimit të bukës e cila në disa kompani është shtrenjtuar me 5 denarë. Qytetarët ankohen për faktin se dhe......