Alarmi i ekspertëve për klimën: Përgatituni për skenare katastrofike për njerëzimin!

Ndryshimet klimatike mund të transformohen realisht në një katastrofë për njerëzimin. Në këtë mënyrë duhet të përgatitemi për skenare më të këqinj se tkurrja e popullsisë apo deri tek zhdukja e njeriut. Parashikimi negativ është bërë nga një grup ndërkombëtar ekspertësh, të drejtuar nga universiteti i Cambridge që ka realizuar një studim të publikuar në revistën e Akademisë amerikane të shkencave.
Sipas studimit, duhet që menjëherë energjitë dhe përpjekjet të përqendrohen në kërkimet për katër tema kryesore: uria dhe kequshqyerja; ngjarje ekstreme metereologjike, luftëra dhe sëmundje të shkaktuara nga insektet. Studiuesit i kërkojnë në mënyrë të vecantë grupit ndërqeveritar për ndryshimet klimatike që t’i dedikojë një raport pasojave të tyre ekstreme për të nxitur komunitetin shkencor si dhe për të informuar qytetarët.
Autorët e studimit shprehen se ka shumë arsye për të besuar se ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë një katastrofë, pasi kanë pasur një rol të caktuar në cdo zhdukje masive. Kanë favorizuar rënien e perandorive dhe kanë ndryshuar historinë. Drejt shkatërrimit nuk shkohet vetëm prej pasojave të drejtpërdrejta të temperaturave të larta, si ngjarje ekstreme metereologjike. Efekte zinxhir si krizat financiare, konflikte dhe epidemi të reja mund të shkaktojnë pasoja të tjera dhe të pengojnë rimëkëmbjen nga një luftë e mundshme bërthamore.
Modelet e përdorura nga ekspertët tregojnë se zonat e të nxehtit ekstrem – ato me një tempertaurë mesatare vjetore prej më shumë se 29 gradësh ku aktualisht jetojnë rreth 30 milion persona mes Saharasë dhe Gjirit – mund të përhapen aq shumë se të prekin më shumë se 2 miliard persona brenda vitit 2070.
Këto temperatura dhe pasojat e tyre sociale dhe politike do të ndikojnë drejt për së drejti në dy fuqi bërthamore dhe në shtatë laboratore që mbajnë patogjenët më të rrezikshëm, dhe kjo do të shkaktonte pasoja të njëpasnjëshme shumë negative.
Dorina Murtaj / SCAN
Sondazh

Thatësirë rekord në Francë dhe Britani - Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre. Ekspertët paralajmërojnë një tjetër valë të nxehti
Franca dhe jugu e lindja e Britanisë së Madhe përjetuan korrikun më të nxehtë në historinë e tyre, ndërkohë që burimet ujore ishin dhe më të pakta se zakonisht......

Çmimet e larta të konsumit - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut presin ndihmën financiare të rradhës në shtator
Në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e çmimit të bukës e cila në disa kompani është shtrenjtuar me 5 denarë. Qytetarët ankohen për faktin se dhe......

Spanja nis të kursejë energjinë elektrike - Bizneset, restorantet dhe transporti publik do të mbajnë një temperaturë të caktuar
Bizneset spanjolle, restorantet, muzetë dhe transporti publik do të mbajnë një temperaturë të caktuar sipas masës së miratuar nga qeveria me synimin për të......

BP, fitime rekord në tremujorin e dytë - Kompania britanike e naftës dhe e gazit regjistroi 8.45 miliardë dollarë fitime
Kompania britanike e gazit dhe naftës BP ka regjistruar fitimet më të larta të 14 viteve të fundit në tremujorin e dytë: 8.45 miliardë dollarë. Kjo pasi......

Shqipëria, 1 automjet për çdo 4 persona/ Eurostat: Renditemi të parafundit në Europë, lëmë pas vetëm Turqinë
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket numrit të automjeteve për 1,000 banorë, referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga......

1 Euro sot, vlen sa 1 dollar në 2017 - Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të......

5 vite tenderë për korridorin blu - Garat, mes akuzave dhe anulimeve. Akset janë ende në letër
Në 5 vitet e fundit qeveria shqiptare ka hapur një sërë garash tenderuese për ndërtimin e segmenteve të ndryshëm të korridorit blu, por deri më tani asnjë prej......

Shqipëria e Kosova, në krye të Europës për trafikun ajror - Këshilli i Aeroporteve: Tirana +48 %, Prishtina +25 %
Shqipëria kryeson listën e vendeve të Europës me ndryshimin më të mirë të performancës në krahasim me vitin 2019 në trafikun ajror. Referuar raportit të......