Europa Postuar më 2 Gusht 2022, 14:10

BP, fitime rekord në tremujorin e dytë - Kompania britanike e naftës dhe e gazit regjistroi 8.45 miliardë dollarë fitime

Nga SCAN TV
BP, fitime rekord në tremujorin e dytë - Kompania britanike e

Kompania britanike e gazit dhe naftës BP ka regjistruar fitimet më të larta të 14 viteve të fundit në tremujorin e dytë: 8.45 miliardë dollarë. Kjo pasi marzhet e forta të rafinimit dhe tregtimit e nxitën atë të rrisë dividentin dhe shpenzimet e saj për prodhimet e reja të naftës dhe të gazit.

Performanca e fortë mbulon një tremujor të ‘fryrë” për kompanitë më të mëdha perëndimore të naftës dhe të gazit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat kanë shtuar presionin ndaj qeverive për të vendosur taksa të reja në sektor në ndihmë të konsumatorit.

Shefi ekzekutiv Bernard Looney, i cili mori detyrën në vitin 2020 me zotimin për të zhvendosur sa më shpejt BP-në nga karburantet fosile në burimet e rinovueshme, u shpreh se kompania do të rrisë shpenzimet për naftën dhe gazin me 500 milion dollarë si reagim ndaj krizës globale të furnizmit.

BP planifikon të ruajë shpenzimet e saj të përgjithshme kapitale këtë vit në një interval prej 14 deri në 15 miliardë dollarë. Kompania gjithashtu zmadhoi planin e saj të riblerjes së aksioneve për tremujorin aktual në 3.5 miliardë dollarë pasi bleu 4.1 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit. Kompania tha se priste që çmimet e naftës së papërpunuar dhe gazit, si dhe marzhet e rafinimit të mbeten "të larta" në tremujorin e tretë dhe theksoi se do të qëndrojë në objektivin e saj për të përdorur 60% të parave ‘të tepërta’ të saj për blerjen e aksioneve. Rritja e të ardhurave lejoi gjithashtu BP të reduktojë ndjeshëm borxhin e saj në 22.8 miliardë dollarë nga 27.5 miliardë dollarë në fund të marsit.

Dorina Murtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=oi4PxTmXz7s

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat