Tregjet financiare shqiptare dhe ekspozimi ndaj euros - Rreth 30% e sigurimeve, në valutë. Vlera të larta obligacionet dhe fondet e pensioneve

Ndërsa monedha e përbashkët europiane lundron prej kohësh në nivele shumë të ulëta, sektorë e tregje të caktuara po shijojnë situatën, ndërkohë që të tjerë ndikohen negativisht.
Scan Televizion ka zbardhur të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për volumin që zë monedha e përbashkët evropiane në totalin e transaksioneve në tregjet financiare në vend.
Tregu i sigurimeve rezulton një prej atyre që kryen një pjesë të madhe të pagesave në euro. Referuar të dhënave për 31.12.2021, primet e shkruara bruto për të gjithë aktivitetin e tregut të sigurimeve Jo-Jetë dhe Jetë rezultojnë në rreth 19.3 miliardë lekë, afërisht 165 miliardë euro. Rreth 30% e tyre është realizuar në monedhën Euro për vitin 2021.
Ndërsa tregu i kapitaleve shënon një normë shumë të ulët eurozimi, janë obligacionet me ofertë private, ato që operojnë në masë të madhe me euro.
Tregu i kapitaleve, i mbizotëruar nga titujt e borxhit të Qeverisë që janë kryesisht në lekë, karakterizohet nga një shkallë tepër e ulët e euroizimit. Pjesëmarrësit kryesorë në këtë treg përdorin kryesisht monedhën vendase. Megjithatë ka edhe emetues privatë të titujve që kanë kryer emetime në valutë.
Duke filluar nga dhjetori 2011, emetimi i obligacioneve nëpërmjet ofertave private ka qënë një burim financimi për banka, institucione financiare dhe shoqëri tregtare. Obligacionet janë emetuar në monedhën vendase dhe në valutë të huaj (EUR dhe USD). Totali i shumës së pashlyer të obligacioneve të emetuara nëpërmjet ofertave private në fund të vitit 2021 është: 10 miliardë lekë, nga të cilat 46.50% janë në euro (ekuivalenti në lekë 4,6 miliardë lekë ) dhe 6,32% në USD (ekuivalenti në lekë 634 milionë). Gjatë vitit 2021 është shënuar një rritje e dukshme e obligacioneve me ofertë private të emetuara në valutë.
Ekspozim i konsiderueshëm shënohet edhe në tregun e pensioneve private.
Në 31.12.2021, në tregun e fondeve të investimit operuan 11 fonde të hapura me ofertë publike, gjashtë nga të cilët kryejnë aktivitetin në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Fondet e tjera të investimit kryejnë veprimtarinë në monedhën vendase Lekë. Asetet neto të Fondeve, të cilët kryejnë të aktivitetin e tyre në valutë të huaj, janë rreth 75 mln Euro dhe zënë rreth 11.68% të totalit të aseteve neto të tregut. Edhe detyrimet e fondeve që mbahen përsëri në monedhën Euro, të cilat përfaqësojnë detyrimet ndaj shoqërisë administruese për tarifën e administrimit dhe detyrime për pagesat ndaj kuotambajtësit, dhe zënë rreth 8.39% të detyrimeve të tregut.
Përtej tregjeve financiare, rënia e fortë e euro sjell me vete fitues e humbës në çdo aspekt të jetës ekonomike në vend.
Fitues nga mbiçmimi i lekut është çdo individ a biznes që të ardhurat i ka në lekë, e huatë në euro. Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2021, evidenton se kredia në valutë vijon të ketë peshën më të madhe në totalin e kredisë në vend me 51.1%. Duke qenë se pjesa dërrmuese e këtyre kredive janë dhënë në euro, një numër i konsiderueshëm qytetarësh e biznesesh po paguajnë këste më të ulëta me nënçimin e saj. Përfitues të drejtpërdrejtë janë edhe bizneset importuese, të cilat mund të blejnë më shumë mallra në BE me nëncmimin e monedhës së përbashkët. Përfitues janë edhe personat që marrin shërbimet shëndetësore në Euro, ashtu si dhe të rinjtë që studiojnë jashtë kufijve e që pagesat i bëjnë në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërkohë që përfituesja e madhe është Qeveria. Duke parë se rreth 70% e borxhit të jashtëm prej 9.8 miliardë eurosh është pikërisht në monedhën e përbashkët ervopiane, ajo do gëzojë kushte më të lehta të shërbimit të borxhit publik.
Ndërkohë që humbësit janë qytetarët e varur nga remitancat e ata që shohin zhvleftësimin e depozitave në euro në bankat shqiptare. Nga emigracioni hyjnë ço vit afërsiht një total remitancash në vlerat 700-800 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilave depozitohet në sistemin bankar shqiptar. Vetëm gjatë vitit 2021 depozittat në sistemin bankar shqiptar janë shtuar me rreth 10%, një pjesë e mirë e të cilave në euro.
Por humbësit e mëdhenj janë eksportuesit, të cilët shesin në euro, por kostot apo shpenzimet i kanë në lekë dhe në mënyrë të veçantë ata që depozitat i kanë në euro, e detyrimet në lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=UU_dIiEPLbc
Sondazh

Transportimi i Hidrogjenit dhe gazrave të tjerë: Po sikur zgjidhja të ishte konservimi në formë pluhuri?
Transportimi i hidrogjenit do të jetë më i thjeshtë dhe më i lirë falë një metode të re që përdor një përbërje kimike absorbuese që e lejon atë të ruhet në......

Spanja dhe Greqia regjistrojnë papunësinë më të lartë në të gjithë BE-në – Por shifrat e përgjithshme në Eurozonë mbeten më të ulëta se gjatë pandemisë!
Papunësia në Eurozonë mbeti e qëndrueshme në 6.6% gjatë muajit qershor 2022 krahasuar me muajin paraardhës, njoftoi zyra e statistikave të BE-së,......

Shefi i OKB-së paralajmëron: Bota është një hap larg "asgjësimit bërthamor"!
Kreu i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se bota është një hap larg "asgjësimit bërthamor" dhe përballet me rreziqe të papara që nga Lufta e Ftohtë.......

Ministria rrit gjobat për shkeljet në mjedis - Në konsultim, 9 pr.ligje/ Nga lejet e mjedisit, te shkarkimet në ajër. Rritje edhe për qeset plastike
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka propozuar rritjen e masës së gjobave për shkeljet në fushën e mjedisit, duke nisur që nga ushtrimi i aktivitetit pa leje......

Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Kur në portin e Durrësit projektohej modeli i “London Docks”! Krijimi i “Magazzini Generali” dhe projekti i 1926 për Qendrën Tregtare të Adriatikut
Nga Kreshnik KUÇAJ Në fundin e shkullit të 17-të, Britania ndërmori një lëvizje që në thelb do të sillte transformimin e tregtisë në Europë dhe botë. Në......

Spanja në ekonominë shqiptare/ 301 mln euro shkëmbime tregtare, vendi i tretë me peshën më të madhe të eksporteve!
“Scan Intel” ka analizuar marrëdhënien tregtare të Shqipërisë me Spanjën për të kuptuar se sa peshë zë në ekonominë shqiptare. Referuar shifrave të “Institutit......

Mark Rutte bëhet kryeministri më jetëgjatë i Holandës – Vetëm Orbán i Hungarisë 'ja kalon' ndër udhëheqësit aktualë evropianë
Mark Rutte u bë kryeministri më jetëgjatë në historinë e Holandës në 2 gusht, një dëshmi për energjinë e tij për këtë punë si dhe aftësitë e mbijetesës......