Ministria rrit gjobat për shkeljet në mjedis - Në konsultim, 9 pr.ligje/ Nga lejet e mjedisit, te shkarkimet në ajër. Rritje edhe për qeset plastike

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka propozuar rritjen e masës së gjobave për shkeljet në fushën e mjedisit, duke nisur që nga ushtrimi i aktivitetit pa leje mjedisi, menaxhimi i integruar i mbetjeve, mosraportimi i shkarkimeve në ajër aga ana e subjekteve, ndryshimet klimatike, zonat e mbrojtura, etj.
Ky dikaster ka nxjerrë për konsultim publik 9 projektligje, që parashikojnë kryesisht rritjen e gjobave e në disa raste edhe përcaktimin e autoriteteve që do të zbatojnë monitorimet përkatëse. Kështu, zhvillimi i veprimtarisë pa leje mjedisit të tipit A, deri më tani dënohej me gjobë nga 1 - 2 mln lekë, ndërsa me propozimet e reja, gjoba do të jetë nga 1.3- 2.6 mln lekë. Ndërkohë që, ushtrimi i aktiviteti pa leje mjedisi të tipit B propozohet të dënohet me 650 000 deri në 1.3 mln lekë, nga 500 000 -1 000 000 lekë që ishte deri më tani.
Rritje e gjobave është propozuar edhe për ato subjekte që nuk përmbushin dhe nuk respektojnë kërkesat, parimet dhe kushtet e lejes përkatëse të mjedisit A apo B nga operatori i një instalimi. Paralelisht, mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori do të dënohet me gjobë nga 390 000 - 650 000 lekë, ndërkohë që deri më tani gjoba varionte nga 300-500 mijë lekë.
Ndërkaq, edhe pse kanë kaluar vetëm pak muaj nga miratimi i ndryshimeve ligjore për ndalimin e qevese plastike, rritje gjobash janë propozuar edhe për çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qeset e ndaluara me ligj.
Sipas propozimit perosnat që kryejnë shklejet e e mësipërme do të dënohen me gjobë në vlerën 650 000, nga 500 mijë lekë që u përcaktuar para disa muajsh. Rritje e masës së gjobave është parashoikiuar edhe për ato subjekte që kanë detyrim pajijsen me raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, por që operojnë pa u pajisur më këtë dokument.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=XZEHan_UVU8
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Kur në portin e Durrësit projektohej modeli i “London Docks”! Krijimi i “Magazzini Generali” dhe projekti i 1926 për Qendrën Tregtare të Adriatikut
Nga Kreshnik KUÇAJ Në fundin e shkullit të 17-të, Britania ndërmori një lëvizje që në thelb do të sillte transformimin e tregtisë në Europë dhe botë. Në......

Spanja në ekonominë shqiptare/ 301 mln euro shkëmbime tregtare, vendi i tretë me peshën më të madhe të eksporteve!
“Scan Intel” ka analizuar marrëdhënien tregtare të Shqipërisë me Spanjën për të kuptuar se sa peshë zë në ekonominë shqiptare. Referuar shifrave të “Institutit......

Mark Rutte bëhet kryeministri më jetëgjatë i Holandës – Vetëm Orbán i Hungarisë 'ja kalon' ndër udhëheqësit aktualë evropianë
Mark Rutte u bë kryeministri më jetëgjatë në historinë e Holandës në 2 gusht, një dëshmi për energjinë e tij për këtë punë si dhe aftësitë e mbijetesës......

“Rrënohet” turizmi në Qipro - Pa turistët rusë sektori humbet rreth 600 milionë euro të ardhura
Si pasojë e sanksioneve të ndërmarra dhe nga Qipro në kuadër të masave perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, turistët rusë kanë hequr dorë nga......

Emergjenca energjetike në Kosovë - Qeveria miraton masat e reja për një periudhë 60-ditore
Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar të hënën vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e......

Treni i parë i mallrave Kinë – Hungari Ngarkesa me panele diellore dhe automjete elektrike kap vlerën e 10 milion dollarësh
Një tren mallrash Kinë – Europë që transporton 100 kontenierë është nisur nga Hefei, qendra e provincës së Anhui, në Kinë lindore, me destinacion Budapestin në......

Mbi 700 sulme kibernetike çdo javë! - Studimi i Check Point Research, në tremujorin e dytë u rritën me 59% në mbarë botën
Një në 40 organizata regjistroi sulme kibernetike ransomware mesatarisht çdo javë në tremujorin e dytë në mbarë botën, një shifër në rritje prej 59% krahasuar......