Bota Postuar më 1 Gusht 2022, 13:47

Mbi 700 sulme kibernetike çdo javë! - Studimi i Check Point Research, në tremujorin e dytë u rritën me 59% në mbarë botën

Nga SCAN TV
Mbi 700 sulme kibernetike çdo javë! - Studimi i Check Point

Një në 40 organizata regjistroi sulme kibernetike ransomware mesatarisht çdo javë në tremujorin e dytë në mbarë botën, një shifër në rritje prej 59% krahasuar me vitin e kaluar, tregon një studim i Check Point Research (CPR).

Zonat që u prekën më shumë nga sulmet kibernetike janë:

Afrika me një mesatare javore të organizatave të prekura 1 në 21, një rritje vjetore prej 21%.

Europa me një mesatare javore të organizatave të prekura 1 në 66, një rritje vjetore prej më pak se 1%.

Amerika e Veriut me një mesatare javore të organizatave të prekura 1 në 108, një rritje vjetore e lehtë prej 1%.

Australia dhe Zelanda e Re me një mesatare javore të organizatave të prekura 1 në 113, një rritje vjetore prej 18%.

Amerika Latine ka regjistruar gjithashtu rritjen më të madhe të sulmeve, ku 1 në 23 organizata janë prekur çdo javë, një rritje vjetore prej 43%, e ndjekur nga Azia e cila ka regjistruar një rritje vjetore të sulmeve kibernetike prej 33%.

Në përgjithësi, studimi tregon se sektori i shitjeve me pakicë dhe shumicë regjistruan rritjen më të madhe të sulmeve të ransomëare, me një rritje alarmante vjetore prej 182%, i ndjekur nga sektori i distributorëve që pati një rritje vjetore prej 143%. Më pas, sektori qeveritar dhe ushtarak, raporton një rritje të rëndësishme prej 135%, duke arritur një raport prej 1 në 24 organizata të prekura nga ransomëare në baza javore.

Sektori i Arsimit dhe Kërkimit është bërë industria më e sulmuar në nivel global, duke regjistruar mesatarisht më shumë se 2.300 sulme për organizatë çdo javë, një rritje vjetore prej 53%. Sektori i kujdesit shëndetësor regjistroi rritje të sulmeve kibernetike prej 60%, duke arritur në 1342 në çdo javë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=D79_IrJGr4Y

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat