Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2022, 12:59

Partneritet mes gjigandes spanjolle ENAGAS me Albgaz - Sanches: Mbështetje në BE. Rama: Kosova në të drejtën e saj për targat, Serbia të bëjë hap pas

Nga SCAN TV
Partneritet mes gjigandes spanjolle ENAGAS me Albgaz - Sanches: Mbështetje

Kryeministri Edi Rama dhe Homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez kanë folur me shumë optimizëm për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, dhënë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama foli për rritje të pranisë së kompanive spanjolle në vend, duke veçuar dy subjekte të mëdha që operojnë në fushën e turizmit.

Ndërkohë që duket se bashkëpunimi më i rëndësishëm parashikohet në fushën e energjitikës, përmes partneritetit mes gjigandes spanjolle ENAGAS dhe kompanisë shqiptare Albgaz.

Për raporte të shkëlqyera në sektorin e ekonomisë foli edhe Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez, i cili nënvizoi si moment shumë pozitiv çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë konferencës për mediat, Rama u ndal gjatë edhe te situata e krijuar në veri të Kosovës. Ai foli me tone të ashpra kundër Serbisë, duke e konsideruar vendimin e Kosovës për zbatimin e parimit të reprocitetit si mëse të ligjshëm, i bazuar te një marrëveshje dypalëshe me Serbinë.

Dy kryeministrat folën për efektet negative që ka shkaktuar konflikti në Ukrainë, duke cënuar sigurinë që qytetarëve, por edhe ekonominë e vendeve.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=5k_llPJvtFw

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat