Emergjenca energjetike në Kosovë - Qeveria miraton masat e reja për një periudhë 60-ditore

Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar të hënën vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Masat e reja u ndikuan për shkak të gjendjes aktuale botërore energjetike, si rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete europiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Masat e marra do të qendrojnë në fuqi për 60 ditë nga miratimi në Kuvend. Ky institucion mund të zgjasë më tej këtë afat nga 30 deri në 180 ditë.
Me qëllim të sigurimit të energjisë së mjaftueshme gjatë dimrit dhe të mbrojtjes së interesit publik, emergjenca ndër të tjera, përfshin:
Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim sigurimin e ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për prodhimin e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.
Njëkohësisht, Ministria e Ekonomisë po monitoron situatën elektroenergjetike në vend dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit.
Sipas qeverisë së Kosovës, ndonëse termocentralet janë tejet të vjetruara, drejtuesit e Korporatës së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën. Termocentralet janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termocentraleve me qymyr.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=oaGHx8Xa5D4
Sondazh

Treni i parë i mallrave Kinë – Hungari Ngarkesa me panele diellore dhe automjete elektrike kap vlerën e 10 milion dollarësh
Një tren mallrash Kinë – Europë që transporton 100 kontenierë është nisur nga Hefei, qendra e provincës së Anhui, në Kinë lindore, me destinacion Budapestin në......

Mbi 700 sulme kibernetike çdo javë! - Studimi i Check Point Research, në tremujorin e dytë u rritën me 59% në mbarë botën
Një në 40 organizata regjistroi sulme kibernetike ransomware mesatarisht çdo javë në tremujorin e dytë në mbarë botën, një shifër në rritje prej 59% krahasuar......

Tkurret aktiviteti i prodhimit në Eurozonë - Rriten shqetësimet për një recesion të mundshëm në vendet anëtare
Aktiviteti i prodhimit në të gjithë eurozonën u tkurr në muajin korrik, në një moment që fabrikat ishin të detyruara të grumbullojnë mallra të pashitura për......

Partneritet mes gjigandes spanjolle ENAGAS me Albgaz - Sanches: Mbështetje në BE. Rama: Kosova në të drejtën e saj për targat, Serbia të bëjë hap pas
Kryeministri Edi Rama dhe Homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez kanë folur me shumë optimizëm për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Gjatë një......

Pa kontrata afagjata energjia po blihet 2-fish më shtrenjtë - “Fluturojnë” shifrat e gushtit, shpenzohen 18 mln euro në vetëm 2 procedura
Mungesa e kontratave afatgjata për blerjen e energjisë po i kushton shtrenjtë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që aktualisht po siguron energji me......

Bien normat e interesit të kredive gjatë qershorit/ Për shtëpi në euro fiksohet në 2.88% , norma për overdraft me rënien më të lartë
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma mesatare e huave të reja për blerje banese në euro, gjatë muajit qershor, ka pësuar një rënie të lehtë......

Dëshironi të paguheni për të shkuar në plazh? Kjo kompani kërkon të japë mijëra për të vizituar motele retro plazhi në të gjithë SHBA-në!
Hotels.com po kërkon të punësojë një Motelier Retro Beach, i cili do të vizitojë disa motele plazhi retro në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe do të shijojë......

Kompanitë kineze dynden në Zvicër për të mbledhur para me listimet e reja të aksioneve!
Kompanitë kineze që kërkojnë të mbledhin para jashtë shtetit janë kthyer në Zvicër dhe kanë marrë miratimin e shpejtë rregullator për ta bërë këtë. Kjo, sipas......