Europa Postuar më 1 Gusht 2022, 13:59

“Rrënohet” turizmi në Qipro - Pa turistët rusë sektori humbet rreth 600 milionë euro të ardhura

Nga SCAN TV
“Rrënohet” turizmi në Qipro - Pa turistët rusë

Si pasojë e sanksioneve të ndërmarra dhe nga Qipro në kuadër të masave perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, turistët rusë kanë hequr dorë nga pushimet në ishull.

Një dëm për sektorin turistik qipriot që në 2019-ën mbështetej shumë në të ardhurat nga 780 mijë turistë që vinin nga Rusia, nga 3 milion e 900 mijë në total.

Sektori i hotelerisë e cilëson si një humbje shumë të madhe pasi rusët dhe ukrainasit përfaqësonin 25 deri në 30% të turistëve, ndërsa akturalisht numri i atyre që vijnë nga këto dy vende është shumë i ulët. Nga ana tjetër hotelet e ishullit mund të mbështeten dhe tek turistët të cilët vijnë nga Europa qendrore, Zvicra, Gjermania, Austria dhe Britania e Madhe.

Sipas të dhënave të ministrisë së turizmit në vend, mungesa e turistëve rusë dhe ukrainas përkthehet në një humbje prej 600 milion eurosh, të cilat duhen mbledhur nga burime të tjera.

Por lufta dhe sanksionet kanë shkaktuar dhe pasoja të tjera negative lidhur me krizën energjitike. Sipas sektorit të hotelerisë në Qipro faturat e energjisë elektrike përbëjnë koston më të lartë pas pagave. Ka hotele të cilët duhet të paguajnë deri në 150 mijë euro në muaj për energjinë elektrike.

Në vitin 2019, sektori i turizmit i dha ekonomisë qipriote 2.68 miliard euro, një shumë e barabartë me 15% të PBB-së së ishullit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=aYbguePlssU

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat