Shqipëria, destinacioni i dytë më i preferuar në Europë - Sipas “WTM”, lë pas 6 destinacione turistike greke mes të cilave Mykonos e Rodos
Shqipëria rezulton të jetë destinacioni i dytë me performancën më të mirë në Europë sa i përket rimëkëmbjes së turizmit pas pandemisë.
Kjo rezulton nga një studim i kryer nga “World Travel Market” që ka marrë në analizë fluturimet dhe udhëtimet në 100 qytete e destinacione e që analizon rikuperimin post-pandemik të destinacioneve turistike.
Referuar rezervimeve për udhëtime në periudhën korrik-gusht dhe shtator, pritshmëritë janë që Shqipëria të jetë në krye të vendeve europiane të preferuara si destinacion turistik.
Në vend të parë është Antalia në Turqi, e ndjekur nga Shqipëria që lë pas 6 destinacione turistike greke mes të cilave Mykonos, Rodos apo Selanik. Në listën me 10 vende, 6 destinacione me rikuperimin më të mirë i përkasin Greqisë, edhe për vetë faktin se Greqia ishte ndër të parat vende europiane që u hap pas pandemisë për udhëtime turistike.
Megjithatë, të 6 destinacionet greke lihen pas nga Tirana, që përbën portën ndërkombëtare të hyrjes së turistëve të huaj që kanë si destinacion plazhet shqiptare. Ndërkohë, në listën me 10 destinacionet turistike që po performojnë më mirë në aspektin e tërheqjes së turistëve janë edhe dy destinacione të tjera, njëri në Spanjë e tjetri në Portugali.
Raporti evidenton se destinacionet plazh dhe diell po preferohen më shumë sesa destinacionet urbane. Kjo, sipas raportit, është tregues i një hezitimi të udhëtareëve për të vizutuar qytetet e mëdha e të ngarkuara dhe një preferencë të shtuar për destinacionet e plazhit.
Heqja e kufizimeve të udhëtimit në shumë vende ka sjellë një pritshmëri positive për turizmin në Europë këtë verë. Gjithsesi, konflikti ushtarak në Ukrainë konsiderohet si një pengesë për rikuprimin e plotë të udhëtimeve në kontinent.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=M2LL_2sn7hw
Sondazh

Hapet tenderi për Milot-Fier - Aksi, pjesë e korridorit blu. Balluku: Gara ndërkombëtare, për 3 nga 4 lotet e segmentit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Fier, pjesë e korridorit blu. Aksi ka një......

Tregjet financiare shqiptare dhe ekspozimi ndaj euros - Rreth 30% e sigurimeve, në valutë. Vlera të larta obligacionet dhe fondet e pensioneve
Ndërsa monedha e përbashkët europiane lundron prej kohësh në nivele shumë të ulëta, sektorë e tregje të caktuara po shijojnë situatën, ndërkohë që të tjerë......

Transportimi i Hidrogjenit dhe gazrave të tjerë: Po sikur zgjidhja të ishte konservimi në formë pluhuri?
Transportimi i hidrogjenit do të jetë më i thjeshtë dhe më i lirë falë një metode të re që përdor një përbërje kimike absorbuese që e lejon atë të ruhet në......

Spanja dhe Greqia regjistrojnë papunësinë më të lartë në të gjithë BE-në – Por shifrat e përgjithshme në Eurozonë mbeten më të ulëta se gjatë pandemisë!
Papunësia në Eurozonë mbeti e qëndrueshme në 6.6% gjatë muajit qershor 2022 krahasuar me muajin paraardhës, njoftoi zyra e statistikave të BE-së,......

Shefi i OKB-së paralajmëron: Bota është një hap larg "asgjësimit bërthamor"!
Kreu i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se bota është një hap larg "asgjësimit bërthamor" dhe përballet me rreziqe të papara që nga Lufta e Ftohtë.......

Ministria rrit gjobat për shkeljet në mjedis - Në konsultim, 9 pr.ligje/ Nga lejet e mjedisit, te shkarkimet në ajër. Rritje edhe për qeset plastike
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka propozuar rritjen e masës së gjobave për shkeljet në fushën e mjedisit, duke nisur që nga ushtrimi i aktivitetit pa leje......

Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Kur në portin e Durrësit projektohej modeli i “London Docks”! Krijimi i “Magazzini Generali” dhe projekti i 1926 për Qendrën Tregtare të Adriatikut
Nga Kreshnik KUÇAJ Në fundin e shkullit të 17-të, Britania ndërmori një lëvizje që në thelb do të sillte transformimin e tregtisë në Europë dhe botë. Në......