Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2022, 13:53

Shqipëria e Kosova, në krye të Europës për trafikun ajror - Këshilli i Aeroporteve: Tirana +48 %, Prishtina +25 %

Nga SCAN TV
Shqipëria e Kosova, në krye të Europës për trafikun

Shqipëria kryeson listën e vendeve të Europës me ndryshimin më të mirë të performancës në krahasim me vitin 2019 në trafikun ajror. Referuar raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për 6 mujorin e parë të vitit 2022, rezulton se Shqipëria është vendi me duke qenë vendi me  performancën më të mirë nga të gjitha aeroportet e 41 shteteve të Europës e jo vetëm ka rikuperuar nga pandemia, por edhe ka thyer rekordin e para pandemisë duke njohur rritje.

Referuar studimit, Shqipëria ka një rritje me 48 % të performancës ndërkohë 38 vende të tjera kanë performancë negative dhe as nuk kanë arritur që të mbajnë nivelet e parapandemisë.

Në total, janë vetëm 3 vende që kanë njohur performancë pozitive duke tejkaluar në trafik periudhën para vitit 2019.

Interesant është fakti se në vend të dytë sa i përket performancës është Kosova që ka një rritje me 25 % të performancës së trafikut ajror.

Po ashtu, vendi i tretë me performancë pozitive është Bosnja e Hercegovina me 22 % në krahasim me vitin 2019.

Arsyeja e kësaj rritje janë turizmi dhe ndryshimet infrastrukturore e ligjore që kanë mundësuar zgjerimin e linjave ndërkombëtare.

Sa i përket trafikut ajror në Europë këtë 6 mujor rezulton se rritja në total ka qenë me 247 % më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total janë 660 milionë pasagjerë që kanë përdorur aeroortet e Europës.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Gyy4HFd3h-4

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......