Thatësirë rekord në Francë dhe Britani - Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre. Ekspertët paralajmërojnë një tjetër valë të nxehti

Franca dhe jugu e lindja e Britanisë së Madhe përjetuan korrikun më të nxehtë në historinë e tyre, ndërkohë që burimet ujore ishin dhe më të pakta se zakonisht duke detyruar autoritetet të marrin masa.
Në Francë ku thatësira ka dëmtuar fermerët dhe ka kufizuar furnizimin me ujë të freskët, kanë rënë vetëm 9.7 milimetra reshje muajin e fundit.
Kjo sasi është 84% më pak se mesatarja e muajit korrik e regjistruar që nga viti 1991, duke bërë këtë muajin më të thatë pas marsit në 1961-shin.
Ndërkohë dhe në jug e lindje të Britanisë së Madhe është regjistruar niveli më i ulët i reshjeve që nga fillimi i regjistrimit të mesatares mujore të tyre në vitin 1836. Në të gjithë Britaninë e Madhe është shënuar një mesatare rekord prej 23.1 milimetra reshje: më e ulëta për një muaj që nga viti 1935.
Reshjet e pakta të shiut në të dyja vendet regjistrohen në një verë me temperatura të paprecedenta: mbi 40 gradë në Britaninë e Madhe në muajin korrik. Një rekord i paregjistruar më parë.
Shkencëtarët për klimën pajtohen me shumicë dërrmuese se emetimet e karbonit nga njerëzit që djegin lëndë fosile po e ngrohin planetin, duke rritur rrezikun dhe ashpërsinë e thatësirave, valëve të të nxehtit dhe ngjarjeve të tjera ekstreme të motit.
Kompanitë e ujit në të dy anët e Kanalit po luftojnë për t'iu përgjigjur kushteve të krijuara nga thatësira. Pothuajse të gjitha 96 rajonet kontinentale të Francës janë vendosur kufizime të përdorimit të ujit, për herë të parë në histori.
Vendi po përgatitet për valën e tretë të të nxehtit këtë verë, duke filluar në juglindje të hënën përpara se të niset në veri drejt Parisit.
Fermerët në mbarë vendin po raportojnë vështirësi në ushqimin e bagëtive për shkak të kullotave të thara, ndërsa ujitja është ndaluar në zona të mëdha të veriperëndimit dhe juglindjes për shkak të mungesës së ujit.
Në lumin Rhine, i cili kalon përgjatë kufirit Francë-Gjermani, anijet tregtare duhet të lëvizin me një të tretën e kapacitetit të tyre mbajtës në mënyrë që të shmangin goditjen në fund, sepse niveli i ujit është shumë i ulët.
Southern Uater, e cila është përgjegjëse për furnizimet në një pjesë të madhe të Anglisë jugore qendrore, do të vendosë kufizime për pothuajse një milion klientët e saj nga fundi i kësaj jave.
Dorina Murtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=8AeOBBtZxnU
Sondazh

Çmimet e larta të konsumit - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut presin ndihmën financiare të rradhës në shtator
Në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e çmimit të bukës e cila në disa kompani është shtrenjtuar me 5 denarë. Qytetarët ankohen për faktin se dhe......

Spanja nis të kursejë energjinë elektrike - Bizneset, restorantet dhe transporti publik do të mbajnë një temperaturë të caktuar
Bizneset spanjolle, restorantet, muzetë dhe transporti publik do të mbajnë një temperaturë të caktuar sipas masës së miratuar nga qeveria me synimin për të......

BP, fitime rekord në tremujorin e dytë - Kompania britanike e naftës dhe e gazit regjistroi 8.45 miliardë dollarë fitime
Kompania britanike e gazit dhe naftës BP ka regjistruar fitimet më të larta të 14 viteve të fundit në tremujorin e dytë: 8.45 miliardë dollarë. Kjo pasi......

Shqipëria, 1 automjet për çdo 4 persona/ Eurostat: Renditemi të parafundit në Europë, lëmë pas vetëm Turqinë
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket numrit të automjeteve për 1,000 banorë, referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga......

1 Euro sot, vlen sa 1 dollar në 2017 - Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të......

5 vite tenderë për korridorin blu - Garat, mes akuzave dhe anulimeve. Akset janë ende në letër
Në 5 vitet e fundit qeveria shqiptare ka hapur një sërë garash tenderuese për ndërtimin e segmenteve të ndryshëm të korridorit blu, por deri më tani asnjë prej......

Shqipëria e Kosova, në krye të Europës për trafikun ajror - Këshilli i Aeroporteve: Tirana +48 %, Prishtina +25 %
Shqipëria kryeson listën e vendeve të Europës me ndryshimin më të mirë të performancës në krahasim me vitin 2019 në trafikun ajror. Referuar raportit të......

Shqipëria, destinacioni i dytë më i preferuar në Europë - Sipas “WTM”, lë pas 6 destinacione turistike greke mes të cilave Mykonos e Rodos
Shqipëria rezulton të jetë destinacioni i dytë me performancën më të mirë në Europë sa i përket rimëkëmbjes së turizmit pas pandemisë. Kjo rezulton nga një......