Rajoni Postuar më 2 Gusht 2022, 14:12

Çmimet e larta të konsumit - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut presin ndihmën financiare të rradhës në shtator

Nga SCAN TV
Çmimet e larta të konsumit - Qytetarët në Maqedoninë

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e çmimit të bukës e cila në disa kompani është shtrenjtuar me 5 denarë. Qytetarët ankohen për faktin se dhe produktet ushqimore të cilave iu ishte caktuar një kufi për çmimin, janë shtrenjtuar.

Megjithatë, ata do të duhet të presin edhe një muaj për ndihmë të re financiare nga shteti. Autoritetet konfirmuan një paketë të re masash antikrizë për muajin shtator, e cila do të zbatohet vetëm për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe kompanitë që janë më të prekura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Një ditë më parë janë rritur çmimet e ngrohjes qendrore në kryeqytetin Shkup mesatarisht me 15%. Këtë vendim e njoftoi më parë drejtori i Komisionit Rregullator, duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë është rritja drastike e çmimit të gazit natyror në tregjet botërore.

Ndërkohë, është paralajmëruar se këtë muaj do të shpallet një krizë e re energjetike, në mënyrë që kompania energjitike EMV të blejë energji për të rritur prodhimin e energjisë elektrike. Por mbetet e paqartë se kur do të bëhet e ditur sepse Qeveria dhe Kuvendi kanë mbyllur të gjitha punimet për këtë sezon.

Dorina Murtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat