Europa Postuar më 2 Gusht 2022, 14:17

Hannover heq ujin e ngrohtë nga ndërtesat publike - Synimi është kursimi i gazit për stinën e dimrit

Nga SCAN TV
Hannover heq ujin e ngrohtë nga ndërtesat publike - Synimi

Kursimi i gazit është motoja e ditës në Gjermani, në përpjekje për të siguruar rezerva të mjaftueshme për në dimër. Paqëndrueshmëria gjeopolitike, rreziku që Rusa të ndërpresë furnizimin në cdo moment dhe reduktimi i rezervave, kanë detyruar qeverinë federale t’i bëjë apel bashkive gjerman që të përdorin me sa më shumë kujdes dhe kursim gazin. Hannover, është bërë qyteti i parë i madh në Europë që heq ujin e ngrohtë nga ndërtesat publike, pishinat dhe palestrat.

Mes masave të marra është dhe fikja e shatërvanëve publikë si dhe e dritave në bashki dhe muze. Temperatura maksimale e lejuar në ndërtesat publike gjatë dimrit do të jetë 20 gradë. Sipas kryebashkiakut të Hannover, objektivi është reduktimi me 15% i konsumit të energjisë elektrike. Ai bëri apel që të kursehet sa më shumë energji që të jetë e mundur dhe të gjithë duhet ta bëjnë në mënyrë që të jenë më të sigurtë për vjeshtën dhe dimrin.

Dhe në pjesën tjetër të Gjermanisë qytetet po aplikojnë masa për kursimin energjitik. Në Berlin janë fikur dritat e 200 ndërtesave publike mes të coklave dhe Porta e Brandeburg dhe Bashkia.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=vZqaMaSgAc4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat