Gjermania shënon rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit – Ekspertët: Pika më e ulët e konsumit ende nuk është arritur!

Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e e pandemisë dhe lufta në Ukrainë. Xhiroja e të ardhurave nga konsumi ka rënë në qershor në 8,8 përqind, krahasuar me një vit më parë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.
Kjo është rënia më e madhe në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar që nga viti 1994 dhe në terma nominalë - pra jo vetëm parë nga çmimet - shitjet ranë me vetëm 0.8 përqind. “Diferenca mes rezultateve nominale dhe reale reflekton me rritje të larta të çmimeve në pakicë, të cilat po ndikojnë dukshëm në besimin e konsumatorit”, shpjeguan statisticienët.
Ekonomistët parashikojnë periudha të vështira për vazhdimin e shitjeve me pakicë. Rënie ka pasur edhe në shitjet krahasuar me muajin e kaluar: Të ardhurat reale kanë rënë muajin e kaluar për shkak të inflacionit me 1,6 përqind. Kjo vjen si befasi: ekonomistët kishin pritur një rritje të lehtë prej 0,2 përqind në këtë sektor.
Konsumatorët kanë shpenzuar 1,6 përqind më pak për ushqime. Rënia është ndoshta kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, sipas statisticienëve. Ato u rritën me gati 12 përqind krahasuar me qershorin 2021. Fakti që njerëzit shkonin më shpesh në restorante mund të ketë ndikuar negativisht edhe në shitjen me pakicë të ushqimeve - shitjet në tregtinë e catering-ut u rritën me 8,6 përqind në maj krahasuar me muajin e kaluar.
Tregtia e tekstileve, veshjeve, këpucëve dhe artikujve të lëkurës nuk mundi të vazhdojë tendencën pozitive të vitit dhe ishte 5,4 përqind më e ulët në qershor sesa një muaj më parë.
Tregtia në internet, e cila ka lulëzuar gjatë pandemisë, ka shënuar rënie të dukshme. Me një rënie prej 15,1 përqind krahasuar me qershorin 2021, u raportua rënia më e madhe brenda një viti që nga viti 1994. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Pas largimit të qeverisë Draghi sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?
Qeveria Draghi po largohet por borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet e qeverisë italiane po rritet në qiell. Sa i......

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 miliardë lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

Rikuperojnë Dollari dhe Paundi. Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të mërkurë teksa në raport me dje është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.9 lekë sipas kursit të......

Ulet çmimi i karburanteve! Bordi: Nafta 221 lekë, benzina 207 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre. Referuar vendimit, nafta nuk do të......

Sulmi kibernetik, publikohen emailet e kryeministrit! Pak ditë më parë u deklarua se nuk ka humbje të dhënash
Hakerat që kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj portalit unik qeveritar E-Albania duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa javë, kanë vijuar publikimin......

Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht ndërsa shtohen tensionet në Tajvan!
Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht të martën pasi një vizitë e pritshme e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan, të......

Tregjet e aksioneve në rënie ndërsa shtohen tensionet mes SHBA-së dhe Kinës!
Të ardhmet (Futures) e indeksit të aksioneve të SHBA ranë të martën për shkak të shqetësimeve se një vizitë të planifikuar të kryetares së Dhomës së......

Magazinës më të madhe në Amerikë po i mbaron hapësira – Shkak, ngadalësimi i shitjeve të mallrave!
Tregu më i madh i magazinave në Amerikë është plot pasi shitësit kryesorë amerikanë paralajmërojnë për ngadalësimin e shitjeve të veshjeve, pajisjeve......