“Fshihen” 21 pika të zeza në rrugë - ARRSH hap tenderin 58.1 milionë lekë, synohet rritja e sigurisë rrugore

21 pika në segmente të ndryshme rrugore, të identifikuara si burim aksidenti do të eleminohen, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë. Autortieti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 58.1 mln lekë, ndërsa ka evdientuar dhe pika e zeza në rrjetin rrugor kombëtar, ku do të duhet të ndërhyhet.
Vendet ku do të ndërhyhet ndodhen në Velipojë, në segmentet Fier - Levan, Plepa - Rrogozhinë, Cerrik – Banjë, etj. Sipas dokumenteve të tenderit, lista me pikat më problematike është bazuar në informacionin e marre nga Policia Rrugore dhe Instituti i Transportit, lidhur me prioritetin e Pikave te Zeza, dhe njëkohësisht bazuar ne databazen e aksidenteve me numrin me te larte te fataliteteve dhe plagosjeve te renda, ndërsa theksohet se kërkohet ndërhyrjen e menjëhershme per eliminimin e tyre.
Ndërhyrjet janë në varësi të secilës prej tyre, duke përfshirë ndriçimin, vendosjen e tabelave orientuese, zgjerimin e rrugës, ashpërsim asfalti për tërheqjne e vëmendjes së drejtuesve të mjeteve, etj. Me shpalljen e fituesit të tenderti, kompania do të kenë 8 muaj kohë për ekzekutimin e kontratës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në periudhën janar-qershor të këtij viti janë shënuar 581 aksidente rrugore.
PIKAT E ZEZA KU DO TË NDËRHYHET:
- Kryqëzimi Bërdicë - Velipojë Pika 1
- Kryqëzimi Bërdicë - Velipojë Pika 2
- Kryqëzimi Cërrik – Banjë
- Jergucat – Qafë Muzinë
- Aksi Fier – Levan
- Kryqëzimi Fier Shegan
- Dalje Vilë Bashtovë
- Dalje Gosë qendër
- Dalje Gosë jug
- Dalje Kavajë veri (Plepa-Rrogozhinë)
- Dalje Kavajë jug (Plepa-Rrogozhinë)
- Dalje Kavajë jug (Rrogozhinë-Plepa)
- Hyrje autostrada Plepa-Rrogozhinë
- Dalje autostrada-Hyrje Plepa
- Hyrje Bypass Arapaj Shkozet
- Hyrje Mbikalimi Shkozet (Plepa-Shkozet)
- Hyrje Mbikalimi Shkozet (Tiranë-Plepa)
- Ura e Lizës Elbasan (Elbasan-Librazhd)
- Labinot - Mbikalimi i Trenit
- Nyja Qafë Kashar
- Tiranë Rinas përballë Megatek
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=B_q4s3KHEkQ
Sondazh

Koncesioni 837 milionë euro Milot-Fier, vetëm 26.6 km rrugë e re - DETAJET/ 59.5 km do kalojë në rrugën ekzistuese, para’ nga buxheti për trafikun e munguar
Koncesioni i autostradës Milot – Fier do të zgjatë 35 vjet, ndërsa përgjatë gjithë gjatësisë kalimi i automjeteve do të jetë me pagesë. Të ardhurat e kompanive......

50 fakte rreth Tiranës/ Kryeqytetasit në 360 gradë, nga biznesi, martesat, çiklistët e deri tek Kulla e Sahatit
Gjithçka duhet të dini rreth Tiranës, njësive administrative, biznesit, zonave rurale dhe urbane, martesave dhe divorceve, popullsisë, parkingut, çiklistëve e......

Nafta, edhe tenderët me “Bord Transparence” - Skema për fermerët, kompanitë garojnë me ofertë fitimi!
Luhatjet e shpeshta të çmimeve të naftës dhe paparashikueshmëria e tyre në tregjet ndërkombëtare, kanë sjellë si rrjedhojë edhe ‘ndryshimin’ e parashikimeve......

Gara e kompanive gjermane për të gjetur fuqinë e kualifikuar punëtore!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani është shndërruar në një prej problemeve më të mëdha në këtë vend. Punëdhënësit po gjejnë zgjidhje......

Gjermania shënon rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit – Ekspertët: Pika më e ulët e konsumit ende nuk është arritur!
Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e e......

Pas largimit të qeverisë Draghi sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?
Qeveria Draghi po largohet por borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet e qeverisë italiane po rritet në qiell. Sa i......

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 miliardë lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

Rikuperojnë Dollari dhe Paundi. Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të mërkurë teksa në raport me dje është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.9 lekë sipas kursit të......