Nafta, edhe tenderët me “Bord Transparence” - Skema për fermerët, kompanitë garojnë me ofertë fitimi!

Luhatjet e shpeshta të çmimeve të naftës dhe paparashikueshmëria e tyre në tregjet ndërkombëtare, kanë sjellë si rrjedhojë edhe ‘ndryshimin’ e parashikimeve tenderuese në vend. Pjesë e këtyre ndryshimeve është skema për naftën që u jepet falas fermerëve. Ministria e Bujqësisë ka planifikuar një fond prej 416 milionë lekësh ose 3.5 milionë euro për të financiar nevojën e fermerëve për naftë për 12 muaj. Megjithatë, në këtë rast, parashikimet nuk mund të bëhen kaq afatgjata sa i përket çmimit ndaj edhe kompanitë e tregtimit të naftës në vend nuk do të garojnë me një ofertë sasie por me një ofertë fitimi në lek për litër.
“Do të jetë Autoriteti Kontraktor ai që do të përcaktojë sasitë përkatëse gjatë zbatimit të kontratës. Operatorët do të ofertojnë me fitim në lek për litër. Ky fitim do të jetë i pandryshuar gjatë gjithë realizimit të kontratave. Sasia e kërkuar nga autoriteti është sasi e pritshme, për të cilën autoriteti do të shprehet në momentin e nënshkrimit të kontratës” shkruhet në dokumentet e tenderit që është i hapur deri me 2 shtator për ofertat e kompanive të naftës në vend që duan të marrin pjesë në tender.
Autoriteti Kontraktor, pra ministria, ka planifikuar që me ketë fond të sigurojë 2.2 milion litra naftë e më një përllogaritje të shpejtë, çmimi referencë për 1 litër naftë në këtë rast është llogaritur rreth 190 lekë.
Në këtë rast, në ofertë kompanitë e tregtimit të karburanteve që do të marrin pjesë në tender duhet të përfshijnë në ofertë 3 elemente;
1-çmimin e bursës, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri
2-elementet fiskalë si dhe 3-normën e fitimit të shprehur në vlerë absolute, e cila duhet të jetë e pandryshuar gjatë gjithë kohës së zbatimit të kontratës.
Gjatë kohës së zbatimit të kontratës, për furnizimin me karburant, vlera absolute e normës së fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës në rast të luhatjes së çmimeve.
Nëse çmimi gjatë kohës së zbatimit të kontratës për furnizimin me karburant, gazoil, ndryshon në raport me çmimin e kontratës, atëherë autoritetet/entet kontraktore duhet të bëjnë likuidimin e mallit sipas faturave periodike të shitjes, mbështetur në çmimin e bursës të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, i dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri në këtë moment.
Për të realizuar projektin, kompania duhet të ketë licencë tregtimi me pakicë të karburanteve dhe të ketë pika së paku në 45 qytete të Shqipërisë.
Skema e naftës falas për fermerët parashikon dhënien e naftës falas në sasi nga 50-100 litra për hektar në varësi të kulturës bujqësore që kanë mbjellur. Në total, ne regjistrin e fermerëve jane te regjistruar 83 mijë fermerë dhe referuar listave të publikuara nga AZHBR janë më shumë se 19 mijë fermerë që kanë përfituar deri më tani. Pritshmëritë janë që me ndryshimet e fundit ligjore ku Fondi i Mbështetjes me naftë u shtua me 500 milionë lekë, duke shkuar nga 1.45 miliardë lekë në 1.95 miliardë lekë, numri i përfituesve të arrijë në 35 mijë .
SCAN
Sondazh

Gara e kompanive gjermane për të gjetur fuqinë e kualifikuar punëtore!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani është shndërruar në një prej problemeve më të mëdha në këtë vend. Punëdhënësit po gjejnë zgjidhje......

Gjermania shënon rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit – Ekspertët: Pika më e ulët e konsumit ende nuk është arritur!
Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e e......

Pas largimit të qeverisë Draghi sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?
Qeveria Draghi po largohet por borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet e qeverisë italiane po rritet në qiell. Sa i......

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 miliardë lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

Rikuperojnë Dollari dhe Paundi. Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të mërkurë teksa në raport me dje është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.9 lekë sipas kursit të......

Ulet çmimi i karburanteve! Bordi: Nafta 221 lekë, benzina 207 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre. Referuar vendimit, nafta nuk do të......

Sulmi kibernetik, publikohen emailet e kryeministrit! Pak ditë më parë u deklarua se nuk ka humbje të dhënash
Hakerat që kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj portalit unik qeveritar E-Albania duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa javë, kanë vijuar publikimin......

Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht ndërsa shtohen tensionet në Tajvan!
Aksionet e gjysmëpërçuesve ranë globalisht të martën pasi një vizitë e pritshme e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan, të......