QKB “ndalohet” të publikojë të dhënat e bizneseve - Rekomandimi/ Cilat janë rastet kur transparenca bie ndesh me ligjin?

Një pjesë e të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit për subjektet bien në kundërshtim me ligjin. Pas një hetimit të ndërmarrë në këtë institucion, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka dalë në konkluzionin se ligji në fuqi për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për regjistrimin e biznesit, e detyron këtë institucion që të kryejë publikimin e të dhënave të regjistruara.
Sipas Zyrës së Komisionerit, nga verifikimet në vend, rezulton se, vizitorët e faqes zyrtare qkb.gov.al, mund të kërkojnë dhe shkarkojnë dokumente/informacione nga të tre regjistrat, nëpërmjet rubrikës “kërko”. “Konkretisht, në rubrikën “kërko për subjekt”, të faqes online zyrtare, publikohen ekstrakte me të dhëna të subjekteve tregtare, të tilla si: “nipti”, “aksioneri”, “emri i subjektit”, “emri tregtar”, “adresa” dhe “numri i identifikimit” , etj, theksohet në raportin e rekomandimit për QKB.
Referuar këtij dokumenti, “konstatohet se, publikimi i disa kategorive të të dhënave, të përfshira në kontratat me të tretë, informacione lidhur me identifikimin fizik apo identitetin e subjekteve të të dhënave, adresat e individëve të caktuar, si dhe të dhënat e llogarive bankare të subjekteve të treta, kryhen në kundërshtim me parimet dhe kriteret e neneve 5 dhe 6 të Ligjit. Konkretisht në nenin 5 parashikohet se mbrojtja e të dhënave personale bazohet “...në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime”. Ndërsa sipas nenit 6 të Ligjit, të dhënat personale përpunohen vetëm nëse plotësohet një prej kritereve të përpunimit: nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin; për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesi.
Në zbatim të detyrimeve që parashikon Ligji, Zyra e Komisionerit vlerëson se, QKB, në cilësinë e Kontrolluesit për të dhënat e grumbulluara gjatë proceseve përpunuese, duhet të marrë masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të publikuar vetëm të dhënat që janë të nevojshme për të realizuar qëllimin e përpunimit, në zbatim të parimeve dhe kritereve të Ligjit, si dhe në përputhje me kërkesat e legjislacionit specifik.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Zgjidh të vendit”, panairi që promovon produktet vendase - Gonxhja: Synojmë të forcojmë zhvillimin e prodhimeve shqiptare
Produktet “Made in Albania”, bën bashkë përfaqësues të qeverisë Shqiptare ndaj dhe qëllimi i këtij panairi ishte përfshirja e produkteve vendase në menutë......

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat jo-etike dhe jo-ligjore të disa institucioneve të mbledhjes së kredive në vonesë
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të......

"Thellësia e lidhjes franko-gjermane": Presidentët e dy vendeve takohen për herë të parë në 24 vjet!
Emmanuel Macron i Francës do të bëjë një vizitë shtetërore në Gjermani këtë të dielë, udhëtimi i parë i këtij lloji nga një president francez në 24 vjet.......

Rrugë të sigurta gjatë sezonit veror - Balluku: Vëmendje e policisë për rrugët e reja. Monitorim edhe nga dronët “Bajraktar”
Dorëzimi i disa akeseve të reja rrugore, sikurse janë Thumanë – Kashar apo tuneli i Llogarasë kërkon vëmendjen e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e......

Rama, nga Himara: 4000 tapi deri në fund të vitit - “Të shmangen konfliktet dhe pronat të zhvillohen në funksion të turizmit”
Rreth 437 tituj pronësie u shpërndanë të premten në qytetin e Himarës për shtëpitë e trashëguara. Regjistrimi i pronave në një zonë turistike si ajo e Himarës,......

Pista private avionësh në tokë dhe ujë - Miratohen rregullat për ndërtimin, apo regjistrimin. Procesi do mbikëqyret nga AAC
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregullat që do të ndiqen për ndërtimin, regjistrimin dhe operimin e fushave të fluturimit dhe......

Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? - Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit
Duke qenë se së fundmi “Instituti i Statistikave” ka bërë publike shifrat e arsimit sa i përket regjistrimeve dhe diplomimeve, “Scan Intel” i ka analizuar më......

Ekspertët paralajmërojnë për një krizë strehimi në Gjermani – Shkak, ndërtimet e reja!
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%.......