Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat jo-etike dhe jo-ligjore të disa institucioneve të mbledhjes së kredive në vonesë

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to në drejtim të praktikave jo-etike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dëshiron ti referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19 korrik 2022 për të njëjtën çështje, dhe të ri sjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë:
“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posaçëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre. Cdo anëtar i kësaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licencimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërisë, dhe çdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posaçme ligjore ose administrative.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive. Institucionet e mikrokredise mbajnë të njëjtën licensë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte.
Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhënia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e çdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale.
E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e çdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientët mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të
intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eliminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standardeve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Ne këtë kuadër, mirëpresim bashkëpunimin me çdo aktor të tregut që përfaqëson dhe mbron interesat e konsumatorëve, për të koordinuar këto përpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar.
Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend”.
Sondazh

"Thellësia e lidhjes franko-gjermane": Presidentët e dy vendeve takohen për herë të parë në 24 vjet!
Emmanuel Macron i Francës do të bëjë një vizitë shtetërore në Gjermani këtë të dielë, udhëtimi i parë i këtij lloji nga një president francez në 24 vjet.......

Rrugë të sigurta gjatë sezonit veror - Balluku: Vëmendje e policisë për rrugët e reja. Monitorim edhe nga dronët “Bajraktar”
Dorëzimi i disa akeseve të reja rrugore, sikurse janë Thumanë – Kashar apo tuneli i Llogarasë kërkon vëmendjen e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e......

Rama, nga Himara: 4000 tapi deri në fund të vitit - “Të shmangen konfliktet dhe pronat të zhvillohen në funksion të turizmit”
Rreth 437 tituj pronësie u shpërndanë të premten në qytetin e Himarës për shtëpitë e trashëguara. Regjistrimi i pronave në një zonë turistike si ajo e Himarës,......

Pista private avionësh në tokë dhe ujë - Miratohen rregullat për ndërtimin, apo regjistrimin. Procesi do mbikëqyret nga AAC
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregullat që do të ndiqen për ndërtimin, regjistrimin dhe operimin e fushave të fluturimit dhe......

Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? - Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit
Duke qenë se së fundmi “Instituti i Statistikave” ka bërë publike shifrat e arsimit sa i përket regjistrimeve dhe diplomimeve, “Scan Intel” i ka analizuar më......

Ekspertët paralajmërojnë për një krizë strehimi në Gjermani – Shkak, ndërtimet e reja!
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%.......

Kosova ratifikon marrëveshjen për të pritur 300 të burgosur nga Danimarka!
Deputetët e Kosovës ratifikuan këtë javë një traktat me Danimarkën që cakton një pjesë të burgut të Gjilanit për 300 të burgosur që vuajnë dënimin në......

Rrjeti fiks i telefonisë, më pak përdorues e të ardhura - Në vitin 2023, rreth 2.6 miliardë lekë investime shkuan “dëm”
Sipas të dhënave të raportuara nga AKEP, rezulton se në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve të shërbimeve të integruara dyfishe ose trefishe......